×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zemaj për COVID-19: Dimri nuk guxon të na gjejë të papërgatitur

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë të ditur se lirimi i masave antiCOVID-19 në kohën kur pritet kthimi i një vale të dytë të mundshme të pandemisë, do të bëhet në bazë të vlerësimit të gjendjes aktuale në Kosovë.

    Ai në një konferencë për media sot ka paralajmëruar se mund të ketë vendosje të masave të shtesë në vendet ku vlerësohet se masat aktuale nuk po gjejnë zbatim.

    Zemaj: Masat në fuqi duhet të zbatohen

    “E keni parë që ditët dhe javët e fundit bazuar në të dhënat e IKSHPK-së dhe SHSKUK kemi rënie të lehtë dhe graduale të personave të prekur me COVID-19 dhe të rasteve që kanë përfunduar me fatalitet. Gjithashtu, kjo ka krijuar një lirim më të lehtë për profesionistët shëndetësorë dhe kemi rritur llogaridhënies dhe kërkojmë zbatim të masave të qeverisës. Kjo rënie nuk guxon të kthehet në një rikthim të mos disiplinës, por të gjithë në këtë situatë masat që janë në fuqi duhet të zbatohen dhe të ecim lirshëm drejt vjeshtës dhe në bazë të analizave që do t’i bëjmë këtë javë do të marrim vlerësime për ecjen më tutje të lirimit, por edhe të masave shtesë aty ku masat nuk po zbatohen”, ka thënë ministri Zemaj.

    Ai ndërkaq ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar pesë udhërrëfyes klinikë që janë rekomanduar nga Këshilli Kombëtar për udhërrëfyes, të cilët do t’u shërbejnë profesionistëve shëndetësorë për menaxhim më të lehtë të rasteve patogjene.

    Zemaj ka folur edhe rreth përgatitjeve të vaksinave për gripin sezonal dhe fillimin e procesit mësimor më 14 shtator në të gjitha shkollat e vendit tonë.

    Zemaj: Dimri të mos na gjejë të papërgatitur

    “Jemi në përgatitje edhe për vaksina që vjeshta dhe dimri të mos na gjejë të papërgatitur. MSH do t’iu ofrojë institucioneve të rendit një udhëzues praktik për vendet ku duhet të barten maskat dhe ku jo, për të ruajtur qytetarët, pasi ka pasur ankesa që të saktësohen rreth bartjes së maskave. MASH po angazhohen me komunat që të angazhohen për një vit të ri shkollor ndërkohë që MSH dhe IKSHPK po asiston me protokolle dhe udhëzues të nevojshëm dhe testim të personelit arsimor”, ka thënë Zemaj.

    Ndërsa Naser Ramadani nga IKSHPK ka dhënë shifrat e fundit në lidhje me rastet e reja të të infektuarve në Kosovë nga pandemia COVID-19.

    Ramadani: Janë edhe 2.993 raste aktive

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive ka mbetur 2.993”, ka thënë Ramadani.

    Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 15 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Mitrovicë, Skenderaj dhe Suharekë.

    Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se rënia e numrit të rasteve me COVID-19 po reflektohet edhe me rënien e numrit të pacientëve nëpër klinikat e QKUK-së.

    Krasniqi: Sot në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale janë 381 pacientë të shtrirë

    “Sot në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale janë 381 pacientë të shtrirë prej tyre 243 në oksigjenoterapi, ndërkohë që gjendja e tyre vazhdon të jetë ende e rënduar. 27 prej tyre janë në gjendje kritike të kyçur në respitarorë, pesë prej tyre janë të intubuar dhe 22 janë në metodën e asistimit artificial të frymëmarrjes. Përkundër trendit të lehtë të uljes së rasteve të reja, ky numër vazhdon të jetë ende i lartë për institucionet tona shëndetësore”, ka thënë ai.

    Ai tha se nga java e kaluar nuk ka pacientë të neurologji dhe njësinë intensive të kujdesit të sportives, teksa nga sot nuk do të ketë më pritje në rezonancën magnetike.

    Krasniqi: Nga sot nuk ka pritje në rezonancën magnetike

    “Nga sot nuk ka pritje në rezonancën magnetike dhe qëllimi ynë është që të mos përsëriten pritjet për një shërbim. Kemi kërkuar nga klinikat që të na sigurojnë listat për pacientët për shërbimet e tjera, në mënyrë që të eliminohen listat e pritjes deri në shuarjen e tyre të plotë”, u shpreh ai.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Prej shumë vitesh Irlanda njihet si një strehë e gjigandëve amerikanë të teknologjisë, duke ndërtuar qendra të shumta të dhënash që konsumojnë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me grupin parlamentar ‘Bllokun e Progresit’ i kryesuar nga shefi i...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një zyrtar gjerman ka thënë se policia ka pasur kontakte më parë me të dyshuarin e akuzuar për sulmin në një turmë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Driloni ka refuzuar t’i përgjigjej një pyetjeje që i ka bërë Drenusha atij për Sarën. Ajo e pyeti nëse i pengon pëlqimi...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Raporti i tij me femrat, nxiti sërish diskutimin e Gresës, Xhenetës e Drenushës, me Drilonin e Xuxin. Driloni u tha se edhe...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Sara dhe Gjesti janë parë në një afrimitet miqësie mes vete ndërsa ndanin në diskutim disa tema. Ndër to qe edhe situata...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.