Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka takuar sot përfaqësuesit e komunitetit egjiptas, të cilëve u ka ofruar mbështetjen e tij për menaxhimin e pandemisë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se edhe në të ardhmen, një pjesë e donacioneve që vijnë nga shtetet mike do të shpërndahen në pjesët e Kosovës ku jetojnë egjipasit dhe komunitetet e tjera.
“Gjithashtu, ditët në vijim do të bëj një vizitë, për të parë nga afër vështirësitë me të cilat përballet komuniteti egjipta”, ka shkruar ai.