×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Syla: Nuk kemi nevojë për heshtje nga Vuçiqi, por për kërkimfalje

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka publikuar fotografi të masakrave në Kosovë.

    Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se në Batajnicë e cila është rreth 25 kilometra larg kryeqytetit serb, ku e ka selinë edhe presidenti Vuçiq dhe qeveria e tij, 744 shqiptarë të Kosovës të paarmatosur, në mesin e të cilëve shumë gra, fëmijë e pleq, u privuan nga jeta, u privuan edhe nga e drejta për varrim dinjitoz.

    “Poligoni i Policisë në Batajnicë ishte vend i përshtatshëm për mbulimin e krimeve të gjenocidit serb mbi Kosovën”.

    “Fati në fatkeqësi! Një prej personave që bartën kufomat, nuk iu dha apartamenti i premtuar, andaj, zbuloi sekretin e tmerrshëm. Zhvarrimet filluan me 2001, e gjenerali policor Vllastimit Gjorgjeviq, kishte pranuar pjesëmarrjen e policisë në këtë krim makabër.

    Ne nuk kemi nevojë për minutat e heshtjes nga Vuçiqi, por për kërkimfaljen e tij për gjenocidin ndaj shqiptarëve”, ka shkruar ai.

    Më tej, ai ka shkruar se në Batajnicë, janë gjetur mbetjet mortore të 23 viktimave të masakrës së Suharekës ku e pësuan edhe 49 anëtar të familjes Berisha, në mesin e tyre kishte edhe fëmij.

    “Aty përfunduan edhe 16 antarët e familjes Mirena të vrarë në Nakaradë me 21 prill 1999.

    Nga qyteti ku unë jetoj, Peja, në Batajnicë u gjetën mbetjet mortore të 40 personave, të vrarë me 27 mars 1999, nga mosha 17 deri 92 vjeç. 78 mbetje mortore të personave të vrarë mes 7 dhe 11 majit 1999 në Gjakovë, po ashtu u gjetën në Batajnicë”, ka shkruar ndër të tjera Syla.

    Ai ka publikuar katër fotografi, e që ka me mijëra të tilla, të cilat krime janë dëshmuar edhe nga mjekë specialist gjyqësor serb.

    Postimi i plotë:

    Batajnica e Vuçiqit

    Batajnica është rreth 25 kilometra larg kryeqytetit serb, ku e ka selinë edhe presidenti Vuçiq dhe qeveria e tij. 744 shqiptarë të Kosovës, që të gjithë të paarmatosur, në mesin e të cilëve shumë gra, fëmijë e pleq, pasi u privuan nga jeta, u privuan edhe nga e drejta për varrim dinjitoz.

    Poligoni i Policisë në Batajnicë ishte vend i përshtatshëm për mbulimin e krimeve të gjenocidit serb mbi Kosovën.

    Fati në fatkeqësi! Një prej personave që bartën kufomat, nuk iu dha apartamenti i premtuar, andaj, zbuloi sekretin e tmerrshëm. Zhvarrimet filluan me 2001, e gjenerali policor Vllastimit Gjorgjeviq, kishte pranuar pjesëmarrjen e policisë në këtë krim makabër.

    Ne nuk kemi nevojë për minutat e heshtjes nga Vuçiqi, por për kërkimfaljen e tij për gjenocidin ndaj shqiptarëve.

    Në Batajnicë, janë gjetur mbetjet mortore të 23 viktimave të masakrës së Suharekës ku e pësuan edhe 49 anëtar të familjes Berisha, në mesin e të cilëve 23 fëmijë, një shtatëzëne dhe një plakë 100 vjeçare.

    Aty u gjetën, 66 mbetje mortore nga masakra e Vushtrrisë (22 maj 1999), të moshave 15 deri 77 vjeç. 29 mbetje mortore të masakrës së Lybeniqit (1 prill 1999), të moshave 15 deri 87 vjeç.

    Në Batajnicën e Vuçiqit, janë gjetur edhe mbetjet e 51 viktimave të masakrës në Korenicë (27 prill 1999), të moshave 15 deri 75; mbetjet e 252 viktikave të masakrës së Mejës të ndodhur po të njëjtën ditë.

    Aty përfunduan edhe 16 antarët e familjes Mirena të vrarë në Nakaradë me 21 prill 1999.

    Nga qyteti ku unë jetoj, Peja, në Batajnicë u gjetën mbetjet mortore të 40 personave, të vrarë me 27 mars 1999, nga mosha 17 deri 92 vjeç. 78 mbetje mortore të personave të vrarë mes 7 dhe 11 majit 1999 në Gjakovë, po ashtu u gjetën në Batajnicë.

    Lista nuk mbaron këtu. Janë mbetjet e 30 personave të vrarë në Fushë Kosovë (24 mars – 1 prill 1999), 16 nga Sllovia ( 16 prill 1999), 5 nga masakra në Landovicë (26 mars 1999), e shumë viktima të tjera, vëllezër e motra tona, nga 15 e deri ne 91 vjeç të vrarë në krime individuale apo grupore anekënd Kosovës.

    A ju kujton diçka ky krim i dyfishtë? Vrasje dhe mohim i varrimit dinjitoz?

    Shpresoj që fashizmi mos të lind më. E Serbia me të cilën ne luftuam, të mbetet shteti i fundit fashist në Evropë.

    Në katër fotografitë që kam publikuar, e që janë me mijëra të tilla, këto krime dëshmohen edhe nga mjekë specialist gjyqësor serb.

    Lavdi për të rënët, bashkndjejmë me ata që të dashurit e tyre u gjetën në Batajnicë. Sytë e tribunaleve ndërkombëtare, të shohin këto krime, sepse ne nuk mjaftohemi me dënime qesharake e të pjesshme që janë dhënë. Ne duam drejtësi të plotë. E drejtësia është themeli i demokracisë.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.