×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Shtëpia e Bardhë: Rusia duhet të respektojë sovranitetin e Bjellorusisë

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Rusia duhet të respektojë sovranitetin e Bjellorusisë dhe të drejtën e popullit të saj për të zgjedhur udhëheqësit e tyre, tha të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.

    Ajo u tha gazetarëve se udhëheqësit e ish-republikës sovjetike të Bjellorusisë duhet të dëgjojnë kërkesat e një numri të madh protestuesish, të cilët kanë akuzuar autoritetet në rrugë për tri javë për manipulimin e zgjedhjeve.

    “Numri i madh i bjellorusëve që protestojnë në mënyrë paqësore e bën të qartë se qeveria nuk mund të injorojë më vullnetin e popullit për demokraci dhe Rusia duhet gjithashtu të respektojë sovranitetin e Bjellorusisë dhe të drejtën e popullit të saj për të zgjedhur liderët e tyre lirshëm dhe drejt,” tha McEnany.

    Zëvendës sekretari i Shtetit Stephen Biegun tha javën e kaluar se ndërhyrja ushtarake ruse në Bjellorusi do të ishte “shumë e padëshirueshme”, por shtoi se Uashingtoni nuk ka informacion se plane të tilla ekzistojnë.

    Protestat dhe grevat kanë vazhduar për javë të tëra që kur Alexander Lukashenko fitoi zgjedhjet e 9 gushtit me 80 për qind të votave që kundërshtarët thonë se ishin të manipuluar dhe ai mohon akuzat dhe akuzon protestuesit për dëshirën e rrëzimit të tij të udhëhequr nga Perëndimi.

    Bjellorusia është aleati më i afërt i Rusisë nga të gjitha shtetet dhe territoret e ish-Bashkimit Sovjetik. Në një mesazh të fortë mbështetje, Vladimir Putin tha të enjten e kaluar se ai kishte ngritur një forcë policore rezervë që mund t’i vinte në ndihmë Lukashenkos nëse trazirat në vend dilnin jashtë kontrollit.

    Biegun i bëri thirrje Minsk që të pranojë ndërmjetësimin nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

    McEnany tha se zyrtarët amerikanë po monitorojnë nga afër zhvillimet në Bjellorusi dhe mbështesin përpjekjet ndërkombëtare për të rishikuar pretendimet për parregullsi zgjedhore, shkelje të të drejtave të njeriut dhe goditje të qeverisë për protesta paqësore.

    Opozita e udhëhequr nga Svetlana Tihanovska, kandidate e opozitës në zgjedhje, e cila iku në Lituani për shkak të kërcënimeve, organizoi dy protesta të mëdha më 16 dhe 23 gusht, të cilat u shtypën me forcë, me tre të vrarë e dhjetëra të plagosur dhe mbi 7.000 protestues të arrestuar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.