Shtetet e Bashkuara pritet të kthejnë së shpejti të gjitha sanksionet e SHBA kundër Iranit, njoftoi sot sekretari i Shtetit Mike Pompeo.
Këshilli i Sigurimit më parë hodhi poshtë kërkesën e Uashingtonit për të zgjatur embargon për eksportet e armëve në Iran, raporton Reuters.
Për të aktivizuar kërkesën për kthimin e sanksioneve, Shtetet e Bashkuara do të paraqesin një ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mënyrën sesi Irani nuk e respekton marrëveshjen bërthamore, edhe pse vetë Uashingtoni e la atë marrëveshje në vitin 2018.