×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Shala ironizon me Kurtin, marrëveshjen e Uashingtonin e quan vetëm zotim

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtimi Shala ka ironizuar me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për shkrimin e tij për liqenin e Ujmanit. Shala në seancën plenare që është duke vazhduar tha se nuk ka pasur njohuri për qëndrimet se “uji është ujë”. Nënkryetari tha se nënshkrimi i palës kosovare në Uashington nuk është marrëveshje, por vetëm zotime.

    Shala: I gjithë debati ishte për një liqen që uji nuk është ujë

    Gjatë kësaj dite kam kuptuar një gjë, një tip kozmonie që nuk e kanë as religjionet, as tekstet e filozofisë e të tjera. Vërtet që uji nuk është ujë. I gjithë debati ishte për një liqen që uji nuk është ujë, por që uji është tokë. Këtë nuk e kisha të njohur. Apo kam dëgjuar një fakt të kuptueshëm që ujin e mbanë toka. Patjetër, ujin që e mbanë toka. Ky është mësimi themelor i kësaj dite”, tha ai.

    Shala tha se edhe zotimet janë të njohura me ligjet ndërkombëtare.

    Shala: Kjo nuk është marrëveshje

    “Së pari kjo nuk është një marrëveshje, pra askush me askënd nuk është marrë vesh për asgjë. Kjo nuk është marrëveshje e Kosovës me Serbinë. Ne kemi të bëjmë me një kategori tjetër të njohur me ligjin ndërkombëtar që është me zotime të veçanta të ndara teknikisht. Por që janë të njëjta para palës së tretë. Po të ishte marrëveshje ne do të duheshim të diskutonim për ratifikimin e një marrëveshje”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.