×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Rritja e infektimeve, Edi Rama: Nuk do të ketë më mbyllje

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Edhe pse jemi në situatë kritike nga përhapja e virusit dhe në prag të një vale të dytë në vjeshtë, kryeministri Edi Rama deklaroi se mbyllja nuk është zgjidhje, pasi ka kosto të larta dhe jo vetëm financiare.

    “Kemi një sfidë të madhe publike, kjo nuk është një betejë që zhvillohet vetëm në spital, por çdo ditë, ku çdokush duhet të bëjë rolin e tij, ndërkohë që virusi, ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur për 4 muaj, por është këtu për një periudhë që nuk dihet sa do të zgjasë, duhet të mësohemi me këtë dinamikë të re. Nuk mund të zgjedhim mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, pasi sjell dëme dhe shkatërrime të një natyre tjetër, që kanë kosto në aspektin ekonomik, por edhe psikologjik”, u shpreh Rama.

    Gjatë një takimi me mjekët e Spitalit Infektiv, kryeministri vlerësoi punën e tyre, veçanërisht këtë periudhë. Kreu i qeverisë premtoi rritje të konsiderueshme pagash vitin e ardhshëm.

    Rama e ka cilësuar sfidë hapjen e shkollave dhe përshtatjen e fëmijëve me sjelljen e re. Por, sipas tij, shoqëria duhet të mësohet me rregullat e reja, pasi virusi do të bashkëjetojë për një kohë të gjatë me ne.

    Me fillimin e vjeshtës pritet rëndim i situatës së epidemisë për shkak të qarkullimit edhe të virozave gripale. Kryeministri deklaroi se këtë vit janë porositur më shumë vaksina kundër gripit për kategoritë më të rrezikuara, si dhe është bërë edhe rezervimi për dozat kundër COVID-19 edhe pse ende nuk ka një vaksinë te kualifikuar./a2

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, e cila është një nga festat kryesore të tyre....
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më parë në Gjirokastër. Më herët u regjistruan një tjetër...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Moti i keq ka shkaktuar probleme të mëdha në Qarkun e Shkodrës. Raportohet se shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas kallximit penal të bërë ndaj Lumir Abdixhikut dhe Paris Gurit...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka qëndruar për një vizitë zyrtare në insitucionet kryesore të Prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas kallximit penaltë bërë ndaj tij e Lumir Abdixhikut nga Ministri i...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer. Gjatë këtij takimi është...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, e cila është një nga festat kryesore të tyre....
    Kronika22 Nëntor 2024
    Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Zëdhënësi i policisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.