×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Reformat në arsim, Nagavci priti në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kamenicës

    FrontOnline
    03 Prill 2021

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të shkollave në Kamenicë.

    Temë e takimit ishte diskutimi për reformat në arsim të vendosura nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati e për cka disa herë prindërit dhe banorët e fshatrave të kësaj komune protestuan disa herë.

    Pas takimit me ministren Nagavci kryetari i Këshillit të Prindërve të shkollave në Kamenicë, Bashkimi Latifi ka thënë se nuk është e nevojshme që fëmijët të dërgohen në shkolla të tjera kur kanë të nëjjtin mësimdhënës.

    Ai ka kërkuar që nxënësit të kthehen në shkollat e tyre.

    “Arsyeja e këtij takimi është gjetja e një zgjidhje më të mirë të mundshme për kthimin e nxënësve në shkollat e Kamenicës për shkak të reformës së kryetarit të Komunës Qëndron Kastrati me të cilën reformë nuk po pajtohen prindërit dhe kanë një arsyeje të fortë, sepse nuk ofron zgjidhje të reformës por vetëm transport te fëmijëve shumë thjesht shprehen prindërit se ne nuk kemi nevojë të dërgojmë fëmijët çdo ditë ne ekskursion, për në shkollë, do të thotë se fëmijët zhvendosën prej një fshati në fshatin tjetër e të kalojnë rreth shkollës, me te njëjtin personel, me të njëjtin mësimdhënës, me të njëjtin staf do të thotë, me shku me një shkollë tjetër veç për me viztu kjo nuk është zgjidhje”, tha ai.

    Ky takim ishte vetëm takim informues dhe se përgjigjen për këtë çështje prindërit dhe banorët e atyre fshatrave do ta kenë të hënën kur ministrja Nagavci do të shkojë në vizitë në Komunën e Kamenicës e ku do të diskutojnë me kryetarin dhe përfaqësuesit e prindërve.

    “Biseduam me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, përgjigjen do ta kemi të hënën, ku do të bisedohet përsëri, ajo do të vijë në Komunën e Kamenicës për të bisedu edhe me neve edhe me kryetarin për ta gjetur një zgjidhje të përbashkët të mundshme me të mirë. Me u kthy nxënësit aty ku ka qenë, shkollat janë të hapura sepse nuk ekziston asnjë dokument valid e i nënshkruar nga kryetari se ato shkolla janë mbyllë”, tha ai

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.