×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare kërkon themelimin e një tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Propozim-aktakuza për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa personave të tjerë ka nxitur reagime të shumta në vend.

    Krahas institucioneve, shoqërisë civile dhe personaliteteve publike reagime ka pasur edhe nga njohës të fushës të së drejtës ndërkombëtare.

    Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Besfort Rrecaj në një intervistë për KosovaPress ka akuzuar Serbinë se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor për të zbardhur krimet e luftës në Kosovë.

    Sipas tij, Serbia vetëm se ka humbur kohë dhe është munduar të përfitojë nga bashkësia ndërkomëtare duke u bërë kinse po i heton 2 mijë e 500 persona për krime lufte.

    Nga krimet serbe në Kosovë janë zbardhur nën 2 përqind e rasteve. Ndërsa për këta 2500 persona në vitin 2019 nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor. Serbia tenton të amnistojë kriminelët dhe krimet në Kosovë. Serbia ka hapur procedura kinse hetuese vetëm sa për sy e faqe. Mirëpo, këto duket se nuk po shkojnë asgjëkundi, sepse nuk kemi raste meritore ku persona konkret gjykohen për krimet e kryera si masakra e Reqakut, maskra e Izbicës dhe inskenimet si Panda të inicuara nga vet autoritetet serbe me qëllim të marrjes së fushatave kundër popullatës civile në Kosovë në vitet 98-99 në Kosovë.”, thotë ai.

    Ai kujton Tribunalin e Jugosllavisë, për të cilin thotë se ka qenë i përkushtuar në zgjidhjen e rasteve të krimeve që kanë ndodhur në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kroaci, ndërsa thotë se as Tribunali i Hagës nuk arriti të ketë prioritet krimet serbe në Kosovë. Ai apelon bashkësinë ndërkombëtare për zbardhjen e krimeve serbe në Ballkan.

    Është koha e fundit që bashkesia ndërkombëtare ta kuptojë se paqja në Ballkan arrihet pas trajtimit të krimeve të agesorit kryesor në Ballkan. Unë besoj që Bashkësia Ndërkombëtare nuk i ka adresuar mirë krimet e Serbisë në Kosovë. Unë besoj se nëse do të duhej të ndëshkoheshin krimet që janë bërë në Kosovë, atëherë pikë së pari do të duhej të fokusoheshin në krimet që janë bërë nga Serbia që ka qenë agresori, dhe të gjitha krimet tjera eventuale që kanë ndodhur në vend”, thekson ai.

    E themelimi i një tribunali të ri sipas Rrecajt do të ishte zgjidhja më e mirë për adresimin dhe ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë.

    Ai thotë se vetëm në këtë mënyrë do të mund të vendosej drejtësi për krimet e kryera.

    “Zgjidhja e vetme për të vënë drejtësi për krimet serbe në Kosovë është themelimi edhe njëherë i një tribunal apo adresimi i tyre në Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, shprehet ai për KosovaPress.

    Ndryshe, më 14 korrik, shoqëria civile I është drejtuar me një letër Senatit amerikan ku ka kërkuar të mos lejojnë Rusinë dhe Serbinë të njollosin luftën e UÇK-së, njëherësh edhe luftën e vet ShBA-ve.

    “Në vazhdën e këtyre operacioneve që synojnë të mbulojnë gjenocidin e bërë nga Serbia në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, me shumë mirësi kërkojmë nga komisioni juaj i nderuar që të prezantojë Rezolutën e Senatit për përkujtimin e viktimave dhe njohjen e luftëtarëve të lirisë në luftën e dhimbshme të Kosovës për të drejtat e saj universale dhe të patjetërsueshme për liri dhe demokraci. Përgjatë dy dekadave të fundit, ne nënshkruesit – shumë prej nesh dëshmitarë të krimeve të kryera nga serbët – kemi promovuar të vërtetën dhe drejtësinë si gurthemel për procesin e pajtimit që do sillte paqe të qëndrueshme dhe përmbushje shpirtërore për viktimat dhe familjet e tyre”, shkruan ndër të tjera në këtë letër të shoqërisë civile për Komisionin e Senatit të SHBA-së për Marrëdhënie të Jashtme.

    Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se më 24 prill ka bërë një propozim-aktakuzë për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Gazeta The New York Times ka shkruar rreth vdekjes së Tina Kaidanow, e cila ishte ambasadorja e parë e SHBA-së në Kosovë...
    Lajme24 Tetor 2024
    Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters” raporton se Drejtori i CIA-s, William Burns, në vizitën që pati gjatë muajit gusht në Kosovë i...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur për kryeministrin Albin Kurti, si dhe për Dejona Mihalin e Lëvizjes...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se nuk do të dërgojnë drafte për asociacione në Kushtetuese, porse sipas saj,...
    Vip24 Tetor 2024
    Gresa e ka pyetur Xhenetën nëse do mund të kishte diçka me Burimin jashtë Bigut Xheneta tha se gjithçka mund të ndodh,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Kyreministri Kurti e ka pranuar dokumentin për Asociacionin para deputetëve në Kuvend. “Kurti Osmani dhe...
    Lajme24 Tetor 2024
    Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në rrugën "Rrahim Beqiri" në Prishtinë. Rastin për Front Online u konfirmua nga zëdhënsja...
    Lajme24 Tetor 2024
    Në Bajçinë të Podujevës është vendosur një kryq. Sipas informatave kryqi është vendosur gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ende nuk dihet se...
    Vip24 Tetor 2024
    Aria u pyet nga publiku se a është duke e bërë asistenten e Rezit. Ndonëse ajo e mohoi menjëherë duke thënë që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.