×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Përkujtohet Zejnullah Gruda, model shembullor dhe intelektual me shpirt të palodhshëm

    FrontOnline
    09 Mars 2021

    Në Fakultetin Juridik me mbledhje komemorative është kujtuar jeta dhe vepra e profesorit, Zejnullah Gruda i cili ndërroi jetë më 7 mars, në ditën e Mësuesit.

    Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Avni Puka derisa ka kujtuar profesor Grudën tha se ai ishte një nga profesorët dhe intelektual e parë shqiptar në ish-Jugosllavi.

    Ai tha se pas vetës ka lënë shumë gjurmë të thella shkencore juridike, intelektuale dhe gjithmonë do kujtohet si model shembullor dhe intelektual i palodhshëm.

    Puka: Profesori Zena model shembull i studiuesit të palodhshëm

    “Profesori Zena ishte njëri nga profesorët e parë dhe intelektualët e shquar shqiptar në ish-Jugosllavi, pas vetës ka lënë gjurmë të thella në shkencat juridike, jetën intelektuale dhe veprimtarinë pedagogjike. Profesori do të kujtohet si model shembullor i studiuesit të apasionuar, intelektualit me shpirt të palodhshëm, pedagogut, njeriut të urtë dhe të ndershëm[…]Është dekoruar disa herë brenda dhe jashtë vendit. Profesori Gruda ka marrë pjesë në shumë simpoziume, konferenca e forume të ndryshme. Ka botuar libra e me dhjetëra punime (studime, artikuj, fejtone etj.) nga fusha e së drejtës ndërkombëtare, marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtave të njeriut, historisë, religjionit dhe artit”, tha ai.

    Profesioni universitar , Enver Hasan tha se Zejnullah Gruda ishte njeri i urtë dhe i mençur që edukoi për dekada të tëra brezat e shqiptarëve në Kosovë e ish-Jugosllavi.

    Hasani tha se si gjeneratë kanë pasur nderin të punojnë me profesor Zenën i cili do të kujtohet gjithmonë për përplasjet e zëshme me serbët, që synim kishin t’iu tregonin atyre se shqiptarët ishin në shtëpi të tyre.

    Hasani: Profesor Zena kontribuoi dhe në Kosovën e pasluftës

    “Edhe pse në moshën e shtyrë kundrejt nesh, profesor Zena nuk qëndroi anash ndaj temave të rëndësishme kombëtare, siç nuk kishte ndenjur tërë jetën e vet. Do të mbahen mend ligjërimet e tij për demarkacionin me Malin e Zi, shkrimet dhe intervistat e shumta për këtë temë. Nuk ka rëndësi që politika nuk bëri punën e saj! Janë munduar disa politikanë ta përvetësojnë ligjërimin e profesor Grudës për politikën ditore, por me kohë është parë, dhe do të shihet çdo ditë e më shumë, se shkenca nuk duron përvetësim, se me politikën i kanë rrugët e ndara. Këtë do ta shohin edhe më shumë gjeneratat që vijnë, kur ne të jemi bashkuar në amshim me prof. Grudën, kur të tjerët do të lexojnë dhe dëgjojnë se çfarë ka thënë profesor Gruda për kufijtë e Kosovës së shkretë. Rënkimi i lajfijëve të Kosovës dhe fati i tyre, i martireve që aq shumë i qajti profesor Gruda gjatë tërë jetës së vet, do të ndjekin sikur hije, për jetë dhe mote, ata që dje gabuan dhe sërish mëtojnë ta përsërisin gjënë e njëjtë“, u shpreh Hasani.

    Arta Gruda, vajza e profesorit tashmë të ndjerë tha se babai i saj tërë jetën ia ka kushtuar arsimimit të gjeneratave të cilat janë shtyllat e përparimit të Kosovës.

    Ajo tha se jeta e tij ishte e rrekur për mësimin dhe mësimdhënien dhe fati deshti të vdiste në ditën e Mësuesit.

    Gruda: Fati deshi që babai ynë të vdiste në Ditën e Mësuesit

    “Me qindra mesazhe të ditëve të fundit nga një numër i madh njerëzish nga të gjitha sferat e jetës ku shprehët respekt dhe mirënjohje për veprën dhe personalitetin e babait tonë na japim besim që pasqyrimi i veprës dhe karakterit të babait tonë të mos keqkuptohet si vetëlavdërim. Babai ynë para se gjithash ka qenë një mësues që tërë jetën ia ka kushtuar arsimimit të gjeneratave të studentëve. Fati deshi që të vdiste në ditën e Mësuesit. Mësimi dhe mësimdhënia kanë qenë një mision të cilin ai dhe intelektualët e gjeneratës së tij iu kanë rrekur me entuziazëm dhe vendosmëri me qëllim të ngritjes së gjeneratave të reja që do të bëheshin shtylla e përparimit dhe emancipimit të popullit shqiptar të Kosovës”, u shpreh e bija e Grudës.

    Profesori, Zejnullah Gurda lindi me 1 qershor 1936 në Pejë, kurse vdiq më 7 mars në ditën e Mësuesit. Profesor Gruda shkollën fillore dhe gjimnazin e kishte përfunduar në vendlindje, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës. Studimet e shkallës së tretë i ka kryer në Fakultetin Juridik të Universitetit të Beogradit, ku edhe ka doktoruar në Fakultetin e Shkencave Politike.

    Ka qenë për 12 vite në detyra të rëndësishme publike si: Ambasador në Republikën e Panamasë (1975-1978), anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës dhe sekretar për Marrëdhënie me Botën e Jashtme (1978 -1981), sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Jugosllavisë (1987-1988) etj.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.