×
  • Lajme
  • Lajme

    ​PDK dhe LVV mospajtime rreth Komisionit Hetimor për Privatizimit

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Kanë vazhduar mospajtimet e PDK-së e LVV-së sa i përket pikës së fushëveprimit në Komisionin Hetimor për Privatizim në Kosovë. Derisa anëtarë të LVV-së kanë kërkuar që gjatë hetimeve të merren bazë edhe faktet për shpronësimet, ata të PDK-së po kërkojnë që të krijohet një komision hetimor i veçantë për shpronësim.

    Liburn Aliu, anëtar i Komisionit Hetimor për Privatizimin nga Lëvizja Vetëvendosje tha se duhet të hetohet edhe shpronësimi nëse lidhet me privatizimin, në të kundërtën sipas tij kjo vetëm e mbulon krimin dhe nuk është hetim parlamentar.

    Sipas tij këto kufizime janë tendencioze dhe politike.

    “Nëse hetojmë që një nga motive e një procesi të privatizimit me shkelje mund të jetë edhe shpronësimi që pason kemi të drejtë që për çështjen e caktuar edhe me shkua më tej. Natyrisht nuk kemi pse hetojmë shpronësim i cili nuk ka të bëjë me privatizimin, shpronësimi i pronës që nuk lidhet me privatizimin nuk kemi pse e hetojmë. Nëse kemi një shpronësim i një prone të cilës i ka paraprirë privatizimi nuk mund ta kuptoj logjikën pse të ndalohet inicimi i hetimit të mëtejmë në këtë drejtim…06’12 Më I dëmshëm është me deklaruar që po bënë hetim parlamentar e realisht nuk bënë, më mirë mos me bë hiq sesa me bë diçka që i themi hetim parlamenti e mos me qenë ashtu, sepse ajo e mbulon krimit dhe kjo është më keq”, tha ai.

    Kësaj deklarate i reagoi Gazmend Bytyqi i PDK-së, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta paraqes para opinionit PDK-në sikurse nuk po donë të merren me shpronësim, por sipas tij kjo nuk qëndron.

    Ai madje kërkoi që të iniciohet një komision hetimor parlamentar për shpronësim, e për këtë Bytyqi i garantoi edhe votat e PDK-së.

    “ Nëse ju si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dëshironi që të shkojmë më tutje në këtë pjesë sepse për ne kjo është krejtësisht periferike po flasim ndoshta për 1 për qind të komplet procesit të privatizimit, ndërsa debatin po e bëjmë për këtë 1 për qindsh po e harrojmë 99 për qindshin e krejt privatizimit të krejt ndërmarrjeve. Si formë e kësaj paraqitjes po del se ne si PDK po tentojmë gjithçka ndërsa në këtë pjesë nuk duam të futemi. Ne mendojmë se kjo që ju po tentoni me dhënë në këtë formë është e padrejtë dhe jo korrekte. Po ua propozoj edhe njëherë se nëse dëshironi të merreni me këtë pjesë urdhëroni iniciojeni i keni nënshkrimet do i keni edhe votat tona në Kuvend”, theksoi Bytyqi.

    I pajtimit me bashkëpartiakun e tij ishte edhe deputeti Sejdi Hoxha i cili tha se Komisioni Hetimor Parlamentar për privatizim nuk e ka në mandat hetimin e procesit të shpronësimit, por atë të privatizimit.

    “Të gjithë e dinë që ne kemi mandat ta hetojmë procesin e privatizimin e jo procesin e shpronësimit, privatizimit e ka bërë AKM dhe AKP dhe po duam ta hetojmë çka të doni rreth çështjes së privatizimit propozoni e fusim në fushëveprimin e këtij komisioni, por me mandat tonin e kemi mandat me hetua AKM dhe AKP, ndërsa shpronësimi juridikisht nuk bie as mbi AKM dhe as mbi AKP por mbi qeverinë e Kosovës dhe ministritë përkatëse”, tha ai.

    E sqarime se kush merret me procesin e shpronësimit kërkoi deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.

    “Sa e kam kuptuar deputetin Hoxha ky po dëshiron me i nda apo po mendon se nuk lidhen këto dy gjëra sepse nuk po e di shpronësimi se a është agjencion e çka është, mirëpo po mendoj se në plan të veprimit ne nuk kemi këso a po insiston me e shkrua me kufizua këtu me fjalë saktë se nuk kemi të drejtë apo vetëm jemi duke debatua këtu sa për të folur diçka. Në rregull e respektojmë këtë t’i nuk je për të respektuar shpronësimet por ne nëse gjatë punës nëse hetojmë ndoshta hyjmë edhe i hetojmë edhe shpronësimet edhe kam dëshirë me e ditë dikush me më shpjegua çka janë shpronësimet kush është aty vëlla, kush është njeri”, u shpreh Berisha.

    E sqarimet për këtë çështje deputeti të AAK-së ia dha deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.

    Anëtarja e Komisionit Hetimor të Privatizimit nga LDK, Doruntinë Maloku për debatin në mes të PDK-së dhe LVV-së, tha se “dy palët e kanë mizën pas veshit”.

    Ajo tha se çka del rrugës gjatë hetimit duhet të hetohet dhe të shkohet deri në fund.

    “Po më duket sikurse dy palët keni miza pas veshit, njëra anë po e shfrytëzon karremin e privatizimit për të arritur diku është mirë me na tregua ku e keni qëllimin, tjera anë po heziton shumë për tu bërë kjo nuk po e di pse. Mirë është na sot me e miratua planin e punës edhe me fillua punën se çka del me u hetua ne duhet t’i shkojmë deri në fund”, tha ajo.

    Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.

    “E tha Doruntina dy palët e keni mizën pas veshi bash për ta rrëzuar këtë konspiracion…Maloku: po duket thash …Hoxha: mirë por po duket e nuk po duket mirëpo të bie dhe nuk të bie e di që e ka një ndryshim por megjithatë është një lloj akuze. Mirë, mirë por unë i marr vesh këto Doruntinë. Mirëpo, për me i rrëzua këto teori konspirative po kërkojmë me e nis një iniciativë me bë hetim që doni edhe për shpronësim”, tha ai.

    Pas këtij debati u votua edhe plani i punës të Komisioni Hetimor Parlamentar për privatizim dhe u vendos që deri në fund të kësaj jave të bëhet lista e personave që do ftohen për intervistim.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...
    Të tjera
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti nuk është i kënaqur me punën që ia ka ndarë kapiteni i javës. Ai ka për detyrë që të pastrojë banjën,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka komentuar lajmin se Blerim Pacolli, vëllai i kryetares së Komisionit Parlamentar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Zyra e kryeministrit Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Djali i Shkëlqen Haradinajt, Luan Haradinajt ia ka uruar ditëlindjen axhës së tij të ndjerë, Luan Haradinajt. Sot Luan Haradinaj do t’i...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Vizita e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, e ka kujtur ish-pjesëtarin e UÇK-së Luan Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai tha se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.