×
  • Ekonomi
  • Energjetike

    ​Mbahet punëtoria për Ankandin Publik për Energji të Ripërtëritshme

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit është mbajtur një punëtori virtuale me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Tema e punëtorisë mes MEA-së dhe BERZH-it ishte asistenca për Ankandin Publik për Energji të Ripërtëritshme.

    Pjesë e kësaj punëtorie ishte ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi me ekipin e tij të këshilltarëve dhe Departamenti i Energjisë në MEA, i kryesuar nga udhëheqësi i këtij departamenti, Luan Morina.

    Punëtoria është hapur nga udhëheqësi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovë, Neil Taylor, i cili ka vlerësuar se ky ankand është i rëndësishëm, me ç’rast ka treguar që ky proces do të jetë i suksesshëm, pas përvojës së njëjtë që kanë pasur në Shqipëri.

    Ministri z. Blerim Kuçi i falënderoi BERZH-in për këtë asistencë, teksa e konfirmoi angazhimin e tij për procesin e Ankandit Publik për Energji të Ripërtëritshme.

    “Ky proces ka filluar nga ministrat paraprak dhe unë natyrisht që do ta vazhdoj. Për neve është shumë i rëndësishëm liberalizimi i tregut të energjisë dhe ne do të vazhdojmë me këto procedura. Ajo që neve na bën të ndihemi të sigurt, është përvoja e BERZH-it në një proces të njëjtë. Po e konfirmoj që do të bëjmë të gjitha punët për liberalizimin e tregut dhe tregun konkurrues për Energji dhe Ripërtëritshme”, ka thënë Kuçi.

    Më tej, ministri Kuçi u ka bërë me dije BERZH-it dhe ekipit të konsulencës që duhet të bëhet një identifikim i shpejtë i bazës ligjore, pasi ndryshimet në bazë ligjore marrin kohë për ndryshim nëpërmes Kuvendit të Kosovës.

    Pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe Andreas Gunst, ekspert i angazhuar për çështjen e Ankandit Publik për Energji të Ripërtëritshme si dhe të pranishëm ishin edhe nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

    Nga Rubrika
    Ekonomi05 Shkurt 2023
    Përmirësohet ndjeshëm prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri. Nga ky përmirësim ka përfituar edhe Kosova ku janë huazuar gati 164 mijë megavat/orë...
    Ekonomi11 Janar 2023
    Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për ndarjen e 24.6 milionë eurove për përballje të ngritjes së mundshme të çmimit të...
    Ekonomi25 Tetor 2022
    Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është zgjatur afati për aplikim për fazën 2 deri më 7 nëntor. “ Ministria e Ekonomisë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.