Lipjani ka shënuar sot 14 Qershorin, Ditën e Dëshmorëve të Komunës pa aktivitete sikurse herëve tjera.
Kjo shkaku i gjendjes me pandemi koronavirus në vendin tonë. E në pamundësi të organizimit të akademisë përkujtimore, kryetari Imri Ahmeti ka bërë homazhe për të nderuar jetën e veprën e gjithë dëshmorëve e martirëve që dhanë jetën për liri.
“Nderimi për dëshmorët e martirët është vlerë e përkushtim për reflektim që të ndërtojmë të ardhme prosperuese. Lavdi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.