Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka vazhduar agjendën e vizitës së tij në Shqipëri. Atë pasditen e sotme ka pritur për takim kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Hoti gjatë ditës ka takuar kryeministrin, Edi Rama, presidentin, Ilir Meta dhe kryetarit e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Ndërsa, takimi i fundit i tij pritet të jetë me liderin opozitar, kryetarin e PD-së, Lulëzim Basha.