
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh në Burgun e Dubravës, pritet që të vizitojë sot këtë vend në orën 10:30 , raporton “Front Online”
Para 21 vitesh në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Milloseviq.
Brenda këtij burgu janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë si dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej datës 19 deri më 24 maj 1999 dhe për të ende nuk është dënuar askush. /Front Online