×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj mirëpret ftesën për një takim të përbashkët para 2 shtatorit

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka mirëpritur ftesën e përfaqësuesve të anëtarëve të një spektri të gjerë të shqiptarëve në Amerikë për një takim interaktiv të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partive parlamentare të Kosovës, në prag të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë kanë qenë dhe janë boshti i lidhjes së fortë të Kosovës me SHBA-në.

    “Gëzimet e shqetësimet i kemi ndarë gjithmonë bashkë. Bashkërendimi dhe koordinimi strategjik, në këtë kohë udhëkryqi politik për Kosovën, si në kohërat më të vështira, është jetik. Vetëm të bashkuar dhe krah për krah me Amerikën, shqiptarët do të mund ta ruajnë dhe ta forcojnë Kosovën e 17 shkurtit”, ka shkruar Haradinaj.

    Ndryshe, emisari special i presidentit të SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar se udhëheqësit e dy vendeve të Kosovës dhe Serbisë, do të takohen më 2 shtator në Uashington.

    Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, konfirmoi pjesëmarrjen në takim, duke thënë se me palën serbe do të takohen si dy shtete të pavarura.

    Më 27 qershor ishte paralajmëruar takimi Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, por ai u anulua për shkak të propozim-aktakuzës nga Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçi, duke bërë që ky i fundit të anulojë pjesëmarrjen.

    Në këtë takim ishte parashikuar të bisedohej për çështje ekonomike, heqjen e barrierave tregtare, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe investimet në infrastrukturën rajonale.

    Takimi i paralajmëruar për 2 shtator, i paraprin vazhdimit të dialogut të Brukselit, që është paralajmëruar të vazhdojë nga mesi i shtatorit.

    Dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre në nëntor 2018 kur Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj, vendosi taksën ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë Beogradi pati kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që tashmë është hequr dhe mundësoi rinisjen e dialogut.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Pas vendosjes në nominim kokë më kokë, tensionet mes Leo dhe Drilonit janë rritur ndjeshëm, duke kulmuar në një përplasje të ashpër...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Nait Hasani kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, ka njoftuar se sonte ka takuar bashkëfshatarët dhe veteranët e UÇK-së të fshatit...
    Vip10 Janar 2025
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, ka thënë se është ndjerë keq pa praninë e Gjestit brenda shtëpisë. Ajo thotë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Sibel Halimi ka komentuar bojkotimin e disa mediave nga Vetëvendosje. Halimi përmes një shkrimi në...
    Lajme10 Janar 2025
    Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Vip10 Janar 2025
    Sot, me nisjen e spektaklit të Big Brother VIP Kosova, një nga temat më të diskutuara ishte pa dyshim Gjesti, i cili...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.