Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, i shoqëruar nga zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare Sokol Havolli, janë takuar sot me drejtues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Në këtë takim është diskutuar rreth planeve që Fondi ka për të ndihmuar bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, përmes skemës së garantimit të kredive.
Mehmeti ka thënë se BQK-ja do të vazhdojë të mbështesë FKGK-në në të gjitha proceset, që do të ndihmojnë në rikuperimin e ekonomisë së prekur nga pandemia COVID-19.
Nga ana tjetër, kryesuesi i Bordit Rinor Gjonbalaj dhe drejtori i FKGK-së Besnik Berisha falënderuan guvernatorin Mehmeti për gatishmërinë dhe angazhimin e tij dhe të BQK-së për të ndihmuar këtë institucion, thuhet në një komunikatë për media.