Ka filluar konferenca e dytë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, e paraparë me rregullën e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara,raporton Front Online.
Konferenca e parë për këtë çështje është mbajtur më 9 nëntor të këtij viti.
Ndërsa në paraqitjet e para të tyre, katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm.
Prokurori i Specializuar i ngarkon ata me akuza për krime të pretenduara të luftës.
Në fillim të muajit nëntor shtëpitë e tyre u bastisën nga hetuesit e Speciales dhe Policia e EULEX-it dhe të njëjtit udhëtuan për në Hagë ku po mbahen në paraburgim.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/206148604481785