×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Fetahu hap fushatën në Podujevë: Bashkë t’i themi zhgënjimit mjaft

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka bërë hapjen e fushatës zgjedhore në Podujevë, ku është bërë thirrje për mbështetje të kandidatit Naim Fetahun për ndryshim.

    Kandidati për kryetar të llapjanëve, Naim Fetahu pati kritika për udhëheqësit aktualë të kësaj komune, meqë tha se gjatë pandemisë ka pasur blerje të produkteve medicinale pesë herë më të shtrenjta se që kanë qenë.

    “Ne kemi angazhimin tonë të plotë që të kuptojmë kushte për biznesin, të krijojmë një bend ku të vendosim bizneset, një park të bizneseve. Në 100 diteshin e parë do të bëjmë studimin e fizibilitetit duke u kushtuar kushte, ujë, rrymë. Do të krijojmë një zyre në komunë. Shqetësuese ka qenë arsimi, nota e ulët mesatare. Nepotizmi në arsim ka shkatërruar arsimin. Drejtorë pa kontrata. Shkolla pa infrastrukturë përcjellëse”, theksoi ai.

    Fetahu premtoi se do të rrisin shumën e subvencioneve të fermerëve. Ai tha se kategoritë e dala nga lufta nuk e kanë pasur një zyrë në komunën tonë, ndërsa, shoqata e gjuetarëve ka pasur zyre.

    “Ora e ndryshimit të vërtetë po vjen tani. Bashkë me ju sot po i them mjaft zhgënjimit të të rinjve, injorimit të kategorive të dala nga lufta, për një Podujevë që doni. Na prift e mbara”, tha Fetahu.

    Ushtruesi në detyrë i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se Besiana ka territorin më të madh pas Prishtinës, e që për këtë sipas tij kjo komunë për 20 vjet kësaj komune i është ndalur koha.

    “Prandaj Naim Fetahu dhe PDK është ndryshimi në Podujevë. Ata të cilët e duan dështimin mendoj që këtë e kanë parë deri më tash. Fetahu e ka një program të qartë dhe e bën adresë për arsim cilësor dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Ai i ka edhe përgatitjet për të qenë udhëheqës i komunës”, theksoi Hoxhaj.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tash i pavarur, Haki Abazi, ka thënë se shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila...
    Lajme11 Tetor 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët në pjesën e parë të ditës, ku pritet të ketë reshje...
    Lajme11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, më 11.10.2024, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës është arrestuar personi me...
    Të tjera
    Lajme11 Tetor 2024
    Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal...
    Sport11 Tetor 2024
    Shqipëria i ka mbyllur 45 minutat e parë me disavantazh 1-0 si mysafir i Çekisë në Ligën e Kombeve. Pas vetëm 3...
    Sport11 Tetor 2024
    Para syve të UEFA-s, edhe një herë ka ndodhur një skandal drejtuar Kosovës. Në ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Çekisë dhe...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje të argjendtë në...
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Lajme11 Tetor 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri  i ka quajtur turp kombwtar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të LVV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.