×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Fabrizi: Raundet e ardhshme të dialogut Kosovë-Serbi, edhe më të vështira

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Kreu i delegacionit të BE-së në Serbi, Sam Fabrizi, deklaroi sot se hovi i dialogut Kosovë-Serbi duhet të ruhet, dhe se nuk ka asnjë arsye për të caktuar afate.

    Fabrizi tha se si ndërmjetësues në dialog, BE është e gatshme të vazhdojë aq shpejt sa dëshirojnë të dy palët, se dialogu nuk është kurrë i lehtë, por se dinamika e tij është e mirë.

    “Ne presim që raundet e ardhshme të bisedimeve do të jenë edhe më të vështira, por të dy palët janë të gatshme të angazhohen në negociata, gjë që është pozitive. Siç thanë shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell dhe emisari evropian për dialogun Mirosllav Lajçak, takimi i udhëheqësve brenda dialogut Beograd-Prishtinë shkoi mirë,” tha Fabrizi për Blic të Serbisë.

    I pyetur nëse pret që marrëveshja ligjërisht e detyrueshme të nënshkruhet deri në fund të mandatit të Lajçak më 31 mars 2021, Fabrizi tha se ‘nuk ekziston asnjë arsye për të folur për afatet kohore’, por që Borrell, Lajçak dhe vendet anëtare e kanë bërë të qartë se nuk ka asnjë arsye për zvarritje.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...
    Të tjera
    Vip17 Nëntor 2024
    Xheneta është parë e përlotur për shkak të situatës së krijuar mes saj Gjestit dhe Edit. Derisa, situatën e komentuan edhe Leo,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka akuzuar Xhenetën dhe Edin se po bëjnë “filma”. “Kur te kuptojsh injorancen atëherë thuj jam i mençur, se mu nuk...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas kryetarit të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, ka folur për premtimin e kryeministrit Albin Kurti, për shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Për të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.