×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    ​Dhunoi një të mitur, një muaj paraburgim

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit Sh. J. për shkak se dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunim.

    I pandehuri ka shfrytëzuar të miturën, duke e dërguar në motele të ndryshme, ku ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, ashtu që e mitura mbet shtatzënë, pastaj i pandehuri duke e shfrytëzuar brishtësinë e saj e dërgon në një ordinancë private të miturën dhe aty kryen abortin.

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që duke marrë bazë edhe rrezikshmërinë e kësaj vepre, pasojat të cilat i janë shkaktuar të miturës, si dhe ambientit dhe kushtet në të cilat jeton i pandehuri, të gjitha këto japin arsye për të besuar se me gjetjen e tij në liri mund të përsërisë veprën penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Vetëm disa orë përpara se dhjetëra miliona amerikanë të drejtoheshin në qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale, agjencitë amerikane të zbulimit lëshuan...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka vlerësuar se Hashim Thaçi e Kadri Veseli po e vuajnë burgun për luftën e tyre për...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit...
    Të tjera
    Vip05 Nëntor 2024
    Drenusha ka diskutuar me Rezin për hyrjen e ish-bashkëshortit të saj, Atillës, në shtëpinë më të famshme në vend. Drenusha ka shprehur...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Dëshmitari Shukri Buja, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se ka pasur propagandë ndaj tij se kinse ka ikur nga lufta,...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ka kaluar një muaj që nga koha kur presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve nacionale në Kosovë. Osmani...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar në katërvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata...
    Sport05 Nëntor 2024
    Neymar ka ngritur shqetësime tek Al-Hilal pasi u lëndua në ndeshjen e tij të dytë gjatë këtij viti. Sulmuesi brazilian u detyrua...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se janë ndaluar për 48 orë një zyrtar policor dhe një zyrtar doganor në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.