×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    ​Danimarka ndjek shembullin e Suedisë: S’ka seks pa pëlqim

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Qeveria daneze njoftoi të martën se ka siguruar mbështetjen e shumicës së parlamentit për një ligj të ri që do të trajtojë marrëdhëniet seksuale pa leje si përdhunim.

    Ministri i Drejtësisë Nick Haekkerup tha se ligji i propozuar përfaqëson “një nga fitoret më të mëdha për barazinë gjinore në Danimarkë për një kohë të gjatë”.

    Tani e tutje, përdhunimi në Danimarkë nuk do të trajtohet vetëm si rezultat i dhunës fizike, detyrimit ose kur viktima nuk mund të rezistojë, për shembull sepse është nën ndikimin e alkoolit ose drogës.

    Suedia fqinje miratoi një ligj të ngjashëm dy vjet më parë.

    Ministria e Drejtësisë njoftoi se barra e provës do të vazhdojë të jetë mbi prokurorin.

    Së bashku me socialdemokratët e Haekkerup, propozimi u mbështet nga liberalët socialistë, socialistët dhe Lista e majtë e Unitetit.

    Propozimi do të votohet në tetor, kur parlamenti danez do të mblidhet përsëri.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.