×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bajrami: Politikanët, shkelësit e Kushtetutës së Kosovës

    FrontOnline
    09 Prill 2021

    Është akti më i lartë politik dhe juridik i shtetit, e para se krerët e institucioneve të marrin përgjegjësitë, bëjnë betimin me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Por, janë të njëjtit që, jo rrallëherë, nuk e respektojnë atë gjatë mandateve të tyre legjislative e ekzekutive. Sot bëhen 13 vjet prej miratimit të Kushtetutës së Kosovës dhe që prej miratimit, politikanët mbesin shkelësit më të shpeshtë të saj.

    Kushtetuta e Kosovës u miratua më 9 prill të vitit 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti.

    Ajo ka karakter shtetformues dhe dita e ratifikimit të saj është festë në Kosovë, derisa një gjë e tillë nuk ndodh në shtetet e tjera.

    Një prej hartueseve kryesor të saj, profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami thotë për KosovaPress se Dita e Kushtetutës duhet të shënohet edhe për të falënderuar dëshmorët dhe martirët që kanë dhënë kontribut në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

    “Një e treta e Kushtetutës ka dalë nga Plani i Ahtisarit dhe aty kemi bërë luftën kryesore me ekspertët e Ahtisarit për përmbajtjen e Kushtetutës dhe kompromiset që janë bërë kryesisht te të drejtat e pakicave, të shumica e dyfishtë, të çështjet e interesit vital, të disa të drejta që u janë dhënë pakicave sidomos komunitetit serb i cili fatkeqësisht po i keqpërdorë, nuk po i përdorë për arsyen e vërtetë çfarë ne i kemi dhënë, por po i keqpërdorë duke e bllokuar shtetin e Kosovës, duke penguar vendimmarrjen politike në Parlamentin e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës dhe duke mundësuar ndikimin serb në politikbërien e Kosovës”, thotë Bajrami.

    Lidhur me këtë, Bajrami thotë se duhet të arrihet një unitet në mes të opozitës dhe opozitës për ligjet që kërkojnë dy të tretat në Kuvend dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duke përmendur si shumë të nevojshëm bashkëpunimin me komunitetet pakicë jo serbe. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të relativizohej plotësisht ndikimi i Listës Serbe dhe e njëjta nuk do të mund të pengonte shtetin e Kosovës, siç ka ndodhur me rastin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

    Ndër të tjera, Bajrami vlerëson se institucionet e Kosovës kanë dështuar të shënojnë në mënyrë dinjitoze Ditën e Kushtetutës.

    Sipas tij, më 9 prill do të duhej të mbahej seancë solemne në Kuvendin e Kosovës dhe se janë të nevojshme aktivitetet me të rinjtë dhe nxënësit në shkolla, në mënyrë që të tregohet rëndësia e aktit më të lartë juridik të shtetit.

    Profesori i së Drejtës Kushtetuese thotë se politikanëve në Kosovë u kujtohet Kushtetuta vetëm kur duan të marrin ose ruajnë pushtetin.

    “Nëse i sheh shkeljet kushtetuese këto 13 vjet, nëse e sheh kush e ka shkelë Kushtetutën, shkelësit kryesorë janë vet shteti, institucionet shtetërore, kemi dy presidentë të larguar për shkak të shkeljes së Kushtetutës, kemi dhjetëra ligje të anuluara, kemi dhjetëra akte të qeverive, kryeministrave të anuluara, kemi shumë akte të komunave të anuluara, madje kemi edhe vendime të Gjykatës Supreme të cilat Gjykata Kushtetuese i ka shpallë jo kushtetuese. Pra kush po e shkelë kushtetutën, vet shteti dhe institucionet shtetërore, qytetarët praktikisht këtu janë viktima, sa herë që shteti e shkelë kushtetutën viktima janë qytetarët, ata pësojnë sepse dëmin nuk e kanë vet liderët, as kryetarët e partive, pra dëmi shkon të qytetarët me krizë politike, me mungesë të zhvillimin ekonomik, me papunësi”, thotë ai.

    Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës thotë se skeptikët duhet ta dinë që kjo kushtetutë do të funksionojë shumë më gjatë sesa ishte parashikuar.

    “Kushtetuta është jashtëzakonisht e qartë por kultura politike është e mangët të ne dhe ambicia e politikanëve për të marrë pushtetin ka abuzuar me Kushtetutën. Ne nuk kemi bërë një kushtetutë të modelit kinez apo indian me pesë mijë nene, ne kemi bërë një kushtetutë për mirëqeverisje, për njerëz të kulturuar, për lidership të kulturuar që nuk shkelin kushtetutën dhe nuk vrapojnë për të marrë pushtetin duke abuzuar me Kushtetutën sepse sa herë që janë ngritë rastet e mëdha në Gjykatën Kushtetuese, edhe në 2014 të rasti VLAN, dhe pastaj, gjithmonë Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar që normat kushtetuese janë të qarta”, shton Bajrami.

    Kushtetuta e Kosovës, e miratuar më 9 prill 2008, është përgatitur përmes një procesi të përshpejtuar dhe është hartuar nga një numër i vogël i ekspertëve vendorë, nën mbikëqyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë. Këta të fundit u siguruan që dispozitat e saj të jenë në pajtueshmëri me Pakon e Ahtisarit.

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Lajme12 Tetor 2024
    Miratimi i agjendave të reformave nga ana e komitetit IPA përbën një hap drejtë përmbylljes së procedurave të nevojshme për nisjen e...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë ditës së sotme, Serbia lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës...
    Të tjera
    Lajme12 Tetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ka mundësi të ketë mjegull ose/dhe vranësira...
    Lajme12 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët që jetojnë në Mynih të Gjermanisë. Qeveria njofton se...
    Sport12 Tetor 2024
    Manchester City do të humbasë një nga figurat kryesore te viteve të fundit. Drejtori sportiv Txiki Begiristain, do të largohet në fund...
    Sport12 Tetor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas fitores 2 me 1 të Kosovës ndaj Lituanisë. Përmes një shkrimi...
    Lajme12 Tetor 2024
    Produktet vendore po u duken më cilësore. Me gjithë që importi i prodhimeve serbe në Kosovë u lejua ditë më parë, një...
    Sport12 Tetor 2024
    Sigal Prishtina e ka mposhtur Pejën në derbin e javës së pestë të ProCredit Superligës.  Ndeshja është mbyllur me shifrat 78:67 (23:20, 20:17,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.