Një rast i veprës penale vjedhje në tentativë është raportuar gjatë natës, rreth orës 00:15 në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë.
Njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje ku e kanë hasur të dyshuarin brenda shtëpisë dhe e kanë arrestuar për shkak të veprës penale ‘vjedhje në tentativë’.
Ankuesi raporton se në shtëpi nuk i mungon asgjë. I dyshuar XH.F., 39-vjeçar është shoqëruar në polici dhe pas verifikimit të tij ka rezultuar se ndaj të dyshuarit në fjalë, Gjykata Themelore Pejë kishte lëshuar urdhërarrest.
Nga SP Jugu Mitrovicë është njoftuar DRP Pejë dhe një njësi policore nga DRP Pejë të dyshuarin e kanë dërguar në drejtim të Gjykatës Themelore në Pejë.