×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Arrestohet në Londër bosi shqiptar i trafikut të emigrantëve

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    Kalimi me gomone i emigrantëve nga Franca drejt Anglisë është kryefjalë e medias britanike muajin e fundit.

    Më shumë se 5000 persona kanë mbërritur në këtë formë në brigjet e jugut të Anglisë. Gazeta britanike “Sunday Express” i ka kushtuar një shkrim të gjatë sot se kush janë organizatorët e këtij trafiku që prodhon miliona euro.

    Policitë e vendeve evropiane kanë lëshuar 20 urdhër arresti ndërkombëtar ndaj atyre që janë të përfshirë në këtë trafik. Duke iu referuar kësaj gazete, Top Channel raporton se në Angli është arrestuar një shqiptar që kërkohet nga Franca për trafik emigrantësh drejt Anglisë.

    Ai është Fredi Nika (47) i arrestuar në zonën Edgware, në veri të Londrës. Franca ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Nikën.

    Fredi Nika mbërriti në Angli në vitin 1999 dhe iu dha e drejta e azilit. Ai është dënuar në qershor 2019, në mungesë me pesë vjet burg nga një gjykatë franceze për trafikim njerëzish.

    Gjykatës së ekstradimeve Westminster Magistrates në Londër iu tha se sipas konkluzioneve të procesit gjyqësor në Francë, rezulton se Nika ishte kreu një organizate kriminale shqiptare që sillte emigrantët në Francë e më pas kundrejt shumës 8.000 deri 9.000 funte i çonte në Angli.

    Sipas gjykatës franceze cituar nga “Sunday Express”, nga shkurti deri në prill 2016, Fredi Nika udhëhoqi 11 operacione trafiku nga Franca për në Angli. Në procesin e ekstradimit, Fredi Nika mohoi përfshirjen në trafik emigrantësh dhe ngriti pretendimin se dikush i kishte vjedhur identitetin.

    Megjithatë gjykatësja britanike Nina Tempia tha se ai duhet të ekstradohet në Francë nga ku mund të aplikojë për t’u rigjykuar./tch

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.