×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zjarrfikësit me një sërë kërkesash për Qeverinë, paralajmërojnë protesta

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, i është drejtuar me një letër të hapur institucioneve shtetërore, duke kërkuar të drejtat e tyre të garantuara me ligjet në fuqi.

    Në këtë letër zjarrfikësit kanë adresuar në sërë kërkesash, të cilat sipas tyre do të ndikonin në përmirësimin e kushteve të punës dhe paga dinjitoze.

    Në të kundërtën kanë paralajmëruar masa të tjera rigoroze.

    Kjo është letra e plotë:

    Për: Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z. Avdullah Hoti

    Ministrin e punëve të Brendshme, Z.Agim Veliu

    Ministrene e financave dhe transfereve, Hykmete Bajrami

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës

    Agjencionin Për Reagim Emergjent, AME

    Komisionin për siguri në Kuvend

    Kryetarët e Kumunave të Kosovës

    Nga : Sindikata e Zjarrfiksëve të Kosovës.

    Lënda: Letër e Hapur Publike për Insitucionet

    Te ndëruar përfaqesues te institucioneve Shtetërore

    Të ballafaquar me një situatë shumë të rënd sa i perket, organizimit, finacimit dhe menaxhimit te sherbimit të Zjarrfikikjes dhe Shpëtimit ne vendë dhe në pamundësi që të komunikojmë ne formë tjeter që kjo gjendje te përmirsohet, kemi vendosë qe edhe një here t’ju dërgojmë një letër publike për të shprehur paknaqësitë dhe shqetsimet tona lidhur mos gadishmerinë e institucioneve vendimarrëse qe kjo gjendje te permirsohet dhe te sigurohen kushte normale për punë. ju kemi drejtuar me qëllim qe urgjentisht të veproni, Niveli Qendror dhe Lokal, ti harmonizoni qendrimet qe me ne fund të behet zgjidhje për ketë kategori të punëtorëve, besoj se të gjith ju i dini problemet dhe situaten e krijuar dhe çdo here heshtet, prandaj ju lusim qe ketë herë mos të heshtni

    Të nderuar përfaqesues të institucioneve, vite me radhë ju kemi drejtua dhe kemi kërkuar nga ju që të rregulloni qeshtjen e pa zgjedhur te Zjarrfiksëve, por e neglizhuat dhe heshtet pakuptimt, asnjehere nuk i dhatë prioritet dhe rëndesi shërbimit, kesaj radhe ju kemi drejtuar që urgjentisht, Niveli Qendror dhe Lokal, ti harmonizoni qendrimet që më ne fund te bëhet zgjidhje për ketë kategori të punësuarëve, me qëllim qe ketë herë mos te heshtni, por të ngritni zërin dhe të jeni në përkrahjen e Sherbimit të Zjarrfiksëve, të drejtave te tyre të nëperkembura vite me radhë, ti ndërpriteni shkeljet, diskriminimet, përbuzjet, denigrimet dhe qka jo tjeter, prandaj edhe një herë kerkojm nga gjith ju, qe në vazhdimësi po na quani Heronj, ju lutem mos na quani Heronj, por kryeni obligimet dhe pergjigjesit qe keni para qytetarëve dhe institucioneve dhe të angazhoheni që qeshtja e zjarrfiksëve te rregullohet ashtu siq e meritojnë Shpëtimetarët dhe gjithashtu të jeni në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit të zjarrfiksëve, qdo investim në Shërbim te Zjarrfiksëve është investim ne Sigurinë e qytetarëve qe ju kan votuar dhe ju kan zgjedhur për të udhëheqë me Vendin.

    Prandaj kerkojm që në rishikim te buxhetit, të gjitha institucionet qeveritare, nivelit Qendror dhe Lokal, ministrive përkatese, Deputetetëve te bëjnë vrejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfiksëve, dhe të shqyrtohen mundesitë që të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, te krijoni kushte normaale dhe ti kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfiksëve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi i të jet funksional dhe të jet i gatshem që të kryej misionin në menyrë te dinjitetshme,

    Mos definimi i kompetencave menaxhuese në mes të, MPB/AME dhe Komunave qe nga viti 2012, kurë është bër transferi nga Komunat ne MPB dhe që asnjeher nuk u realizua, ka shkaktuar mjaft probleme dhe ka shkaktuar situatë mjaftë konfuze në ket shërbim, ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk angazhohet që kjo gjendje te tejkalohet,,që të sigurohet vijë buxhetore dhe sherbimi të të jet fuksional, si pasojë e ketij vakumi institucional , pa status juridik të zgjedhur, pa definim te kompetencave menaxhuese, pa gradime, pa paisje personale të domosdoshme për mbrojtje dhe siguri në punë, me teknikë të stervjetruar, pa paisje te sigurta për punë, te pa testuara dhe te pa kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit, perdorimi i tyre drejtperdrejt rrezikon jeten e zjarrfikësit , pa perkujdesje institucionale sa i perket aplikimit të masave për mbrojtje dhe siguri në punë, veshtireson pa masë veprimtarinë tonë.

    Kerkesat tona janë të drejta dhe legjitime të bazuara në ligje, mos zabtimi i ligjeve ne fuqi, si ligji i punës, ligji i zjarrfikjes dhe shpetimit,ligji për mbrojtje dhe siguri në punë, rregulloria Nr.33/2012 për shtesa në pagë dhe kompenzime tjera, mos implementimi i kontartës së punës , konsiderojmë se eshte shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve dhe diskriminim total dhe mos zbatimi i ketyre ligjeve ka bë qe zjarrfikësit mos ti gëzojnë kto benifite edhe sot zjarrfikësit janë sherbimi i vetëm qe nuk kopenzohen për orët për ndrrim të natës,orët jasht orarit, festat shtetërore dhe fetare,koficieni me i vogël i mundshëm në disa komuna 4.83, kompenzimet për lëndime ne vendin e punës, lëndimet eventuale te zjarrfikseve edhe në vendin e punës, te gjitha shpenzimet mjeksore duhet qe ti siguroj vet.

    Shërbimi zjarrfikjes dhe shpetimit meriton tretman tjeter, misioni i zjarrfiksëve eshte shpëtimi i jetës së njeriut dhe te mirave materiale dhe kështu nuk e arsyeton qellimin e themelimit.

    Mos na detyroni që kërkesat tona të drejta ti kërkojmë ne forma tjera, mos na detyroni që të protestojmë, nuk është vendi i Zjarrfiksëve në rrugë, por në shërbim te qytetareve, andaj Veproni, për ndryshe pasojat do ti bartni ju.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.