×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zeka: Kurti po përgatit trazira në Kosovë

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Ish-deputeti Milaim Zeka deklaratën e kryeministrit në detyrë për destabilizim në rast të formimit të qeverisë së re, e ka quajtur shqetësuese, duke thënë se Albin Kurti është duke përgatitur trazira.

    Ai në emisionin Debat të RTK-së ka komentuar deklarimet e Kurtit nëse do të largohet nga posti pas formimit të qeverisë së re.
    Komentet e tij vijnë pak orë pasi që kreu i vendit paralajmëroi se do t’ia japë mandatit partisë e cila do të sigurojë shumicën në Kuvend, duke anashkaluar kështu Lëvizjen Vetëvendosje si parti e parë në zgjedhjet e 6 tetorit, pasi kjo e fundit nuk ka dërguar emrin e mandatarit.Kuri ka paralajmëruar se do të dërgojë çështjen në Kushtetuese, teksa drejtoi akuza ndaj Thaçit për tejkalim të kompetencave, madje e quajti edhe president ilegal.

    I pyetur nëse do të largohet pas formimit të qeverisë së re, kryeministri Kurti nuk ka dhënë shenja për një gjë të tillë, duke thënë se qeveria që ai drejton do të vazhdojë punën kundër luftimit të koronavirusit.“Më datën 6 tetor ka ndodhur ndryshimi madh, ka dalë zogu nga lëvozhga nuk kthehet më mbrapa. Presidentit i kanë mbetur edhe disa muaj mandat. Presidenti po tenton të kapë trenin e fundit, por i ka ikur treni i fundit, nuk ka më trena për presidentin dhe këto orvatje antikushtetuese sa e rrezikojnë rendin demokratik, por nuk mund ta shtypin vullnetin e popullit dhe të na kthejnë pas 6 tetorit… S’ka më datë tjetër, ku konjuktura e vjetër bëhen bashkë si një klub i stërvjetër që të na kthejnë mbrapa, kjo është e pamundur”, tha Kurti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.