×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veliu takon menaxherët e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Përgatitjet për fillimin e zbatimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe realizimi i procedurave teknike përmes Sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore, ka qenë temë diskutimi në takimin e sotëm ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe menaxherëve të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike.

    Nga 29 aktet nënligjore që kërkohet të përgatiten për zbatim të Ligjit për Zyrtarët Publikë, MPB-ja deri më tani ka përgatitur tri akte nënligjore që janë nënshkruara nga ministri i MPB-së dhe shtatë të tjera të miratuara nga Qeveria.

    Ligji për Zyrtarët Publikë, përveç fushëveprimit, mënyrës së zhvillimit të procedurave konkurruese dhe përzgjedhëse, obligon që të gjitha procedurat e menaxhimit të zhvillohen përmes sistemit elektronik. MPB-ja për këtë qëllim ka përshtatur sistemin, sipas kërkesave të reja ligjore.

    Krahas këtyre zhvillimeve si ligjore dhe teknike, ministri Veliu i njoftoi të pranishmit se procedurat e brendshme, si lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë mund të fillojnë të realizohen, ashtu siç e parasheh ligji.

    Duke ditur se proceset në menaxhimin e burimeve njerëzore, sidomos ato të pranimit në shërbimin civil ndryshojnë dukshëm nga ato që ishin deri më tani, MPB-ja, posaçërisht departamenti përkatës është duke punuar që deri në përmbylljen e këtyre procedurave të brendshme rekrutuese të përgatitet edhe për zhvillimin e procedurave të jashtme, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar fjalimin e mbajtur nga presidentja Vjosa Osmani me rastin e fundvitit në Kuvendin e Republikës...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë...
    Të tjera
    Vip22 Nëntor 2024
    Dawn Richard, një ish-anëtare e dy grupeve të formuara nga Sean “Diddy” Combs, ishte “absolutisht i tmerruar” nga reperi, tha avokati i...
    Sport22 Nëntor 2024
    Dy gjyqtarë të UEFA-s janë suspenduar pasi një gol i shënuar në sfidën mes Suedisë dhe Azerbajxhanit në Ligën e Kombeve ishte...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se bashkë me shefin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri kanë takuar udhëheqësit e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se për këto katër vite, të gjitha institucionet e Kosovës janë drejtuar nga kryeministri i...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Të hënën e kësaj jave, Tirana u trondit kur u publikua lajmi se një 14-vjeçar mbeti i vrarë me thikë në zemër...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-nënkryetari i Skenderajt dhe ish-deputeti, Nuredin Lushtaku, ka folur për “Front Online” rreth mundësisë së një koalicioni mes Iniciativës ‘’IDEALI’’ dhe koalicionit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.