×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veliu: Çështja e azilkërkuesve në Kosovë po menaxhohet mirë

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc si dhe Koordinatoren e Zhvillimit të OKB në Kosovë, Ulrika Richardson.

    Në këtë takim, ministri Veliu i njoftoi Arduc dhe Richardson për punën e MPB-së në menaxhimin e fushës së migrimit në këtë periudhë të pandemisë, duke theksuar se çështja e azilkërkuesve në Kosovë po menaxhohet mirë.

    Gjithashtu, u diskutua për situatën e krijuar me masat e fundit që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ndihmës që mund të japin OKB-ja dhe UNHCR-ja, përmes programeve të tyre në Kosovë, në funksion të menaxhimit të kësaj situate.

    Bashkëbiseduesit theksuan se ekziston një bashkëpunim i mirë në mes të MPB-së, OKB-së dhe UNHCR-së dhe shprehën gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të përbashkëta, me theks të veçantë në fushën e migrimit.

    Krahas situatës së krijuar nga pandemia dhe çështjes së migrantëve, u bisedua edhe lidhur me çështjen e sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës, ku u theksua se është e qetë dhe stabile.

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës, Gjakovës dhe Gjilanit ku ka arrestuar 11 persona, për dallavere me...
    Lajme29 Maj 2025
    “Serbia pas Vuçiqit është diskutuar për një kohë të gjatë, jo vetëm në Europë, por edhe në vetë Serbinë dhe, me sa...
    Lajme29 Maj 2025
    Drejtori i ZRrE-së ka folur për protestën e bizneseve të mbajtur sot në hyrjet e Prishtinës. Ai ka thënë se pavarësisht gjithë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Sigurimet për jetën në Shqipëri kanë pësuar një hov gjatë këtij viti. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare tregojnë se qytetarët...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Andin Hoti, ka reaguar ndaj mënyrës së raportimit mediatik lidhur me gërmimet që po...
    Lajme29 Maj 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në cilësinë e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vizituar sot Defender Europe ’25,...
    Lifestyle29 Maj 2025
    Dashi Horoskopi i datës 29 maj 2025 nga Christine Haas Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bash aka thënë se vendimi për daljen në tregun e lirë “nuk i ka zënë krejt në...
    Lajme29 Maj 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar pas kërcënimeve të fundit ndaj presidentes, Vjosa Osmani. Në një postim në Facebook, ai...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.