×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Telekomi serish me ndryshime

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës ka vendosur t’i plotësojë pozitat e lira pas dorëheqjes së ushtrueses së detyrës të kryeshefes Ekzekutive, Burbuqe Hana dhe ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor financiar, Feim Kelmendi.

    Deri në shpalljen e konkursit, në këto pozita janë emëruar Zeqir Kiqina, kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës dhe Agim Matoshi, zyrtar kryesor financiar në Telekomin e Kosovës, por këta të fundit nuk mund ta nisin punën pa dëshmuar se nuk janë nën hetime.

    E për këto ndryshime ka folur edhe eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Gërxhaliu. Ai për KosovaPress ka deklaruar se problemet e Telekomit tregojnë se keqmenaxhimi i këtyre ndërmarrje dhe mbingarkimi me të punësuar vetëm pse i kanë takuar një përfaqësimi politik, ka degraduar vlerat në këto ndërmarrje.

    Gërxhaliu: Punësimet partiake kanë dëmtuar Telekomin

    “E tëra kjo e dëshmon se sa keq janë menaxhuar këto ndërmarrje me vite. E tëra kjo e dëshmon po ashtu se sa ka pasur mbingarkim me të punësuar vetëm për hir të përfaqësisë politike dhe meritokracisë dhe është degraduar vlera në këto ndërmarrje, është politizimi i skajshëm. Nëse diçka e keqe merret me vite, doemos një ditë do të pëlcasë dhe do të jemi këtu ku jemi. Paramendoni, e keni një rast kur duhet paguar 28 milionë euro një gjobë në interes të Z-Mobile, pra si është e mundur të identifikohet gjoba dhe të mos identifikohet shkaktari për një gjendje të tillë. Derisa nuk kemi guxim ta identifikojmë problemin ose atë që e ka prurë Telekomin në këtë gjendje, ne do të tentojmë të gjejmë alternativa, strategji dalëse, por do të jenë paraprakisht të dështuara. E para, është sundimi i rendit dhe ligjit të jetë në funksion, t’i gjejë fije problemeve, dhe e dyta duhet një herë e përgjithmonë të mësohet që vlera është e pa kontestuar dhe jo vetëm antivlera për hir të përkatësisë politike të mbështetur”, ka thënë Gërxhaliu.

    Gërxhaliu ka thënë se ndërmarrjet e tilla publike nuk po dëmtohen vetëm pse po shuhen ose falimentojnë, por sipas tij, përmes kësaj vendi po rrezikohet nga trazira sociale.

    Gërxhaliu: Po humbet imazhi i Kosovës

    “Defenitivisht, Kosovën nuk po e dëmtojmë vetëm në aspektin se po shuhen ose po falimentojnë ndërmarrje të tilla, por i kanoset një trazirë sociale, po trazohet një kolaps ekonomik, por mbi të gjitha është në aspektin ekstrem, po humbet imazhi e Kosovës, dhe nëse një ndërmarrje të tillë strategjike si Posta e Telekomit, të cilët përveç dimensioneve unike, kanë edhe siguri kombëtare që të vijë në këtë gjendje, paramendojeni se sa do të jetë kostoja dhe sa janë efektet negative. Prandaj duhet sa më shpejt të jetë e mundur të gjendet një zgjidhje që këto probleme t’i takojnë të kaluarës, por kuptohet që një zgjidhje kërkon sakrificë, kërkon ndoshta largim të punëtorëve, ulje të pagave dhe nuk besoj që dikush në Kosovë e ka një komoditet të tillë”, ka thënë Gërxhaliu.

    Ndryshe, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit dje ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor të Financave dhe Thesarit, Feim Kelmendi dhe atë të ushtrueses së detyrës së kryeshefes ekzekutive, Burbuqe Hana.

    Bordi i Përkohshëm i Telekomit ka vendosur që të pezullojë matricën e autorizimeve e cila i jep kompetenca supreme kryeshefit Ekzekutiv dhe pikërisht nën mbështetjen e këtij akti ish-kryeshefat në vazhdimësi kishin nxjerrë vendime të dëmshme për Telekomin duke e sjellë në gjendjen që është.

    Në një komunikatë për media thuhet se Bordi ka udhëzuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit të ri që të mos ndërmerr asnjë veprim pa dakordim paraprak me Bordin, dhe këtë nuk mund ta bëjë përveç punëve ditore operative për shkak të pezullimit të autorizimeve deri në emërimin e kryeshefit të ri me Konkurs dhe Bordit të Përhershëm, përmes konkursit publik.

    Në këtë formë Bordi është siguruar që në këtë kohë krize për Telekomin vendimet do të merren ne formë kolektive dhe llogaridhënia e përgjegjësia do të ngritet në nivelin më të lartë të mundshëm.

    Bordi i përkohshëm i Drejtorëve ka pranuar se ndërmarrja aktualisht është në një gjendje të rëndë financiare, por me angazhimin e bordit, menaxhmentit dhe gjithë stafit synohet një qëndrueshmëri financiare.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.