×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Qeveria parasheh tkurrje të ekonomisë 3%, opozita s’pajtohet me rishikimin e buxhetit

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Me shumicë votash anëtarët e Komisionit për Financa dhe Transfere kanë miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020 dhe i njëjti është proceduar në Kuvend për miratim.

    Në Komisionin për Financa dhe Transfere gjatë shqyrtimit të rishikimit të buxhetit për këtë vit, janë dhënë vërejtje për këtë projektligj nga deputetët e partive opozitare pasi sipas tyre nuk është adekuat për gjendjen e krijuar nga Covid-19.

    Derisa ministrja e Financave Hykmete Bajrami, duke arsyetuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e viti 2020, ka thënë pandemia Covid-19 ka goditur të hyrat buxhetore sikur edhe sektorin privat dhe për këtë është i domosdoshëm rishikimi.

    Prandaj, për të reflektuar rënien e të hyrave dhe gjendjen e rëndë të bizneseve dhe punëtorëve, qeveria sipas saj ka marrë nismë ligjore qysh në fillimin e punës në rishikimin e buxhetit për të marrë veprime për t’u përballë me virusin korona.

    Ministrja Bajrami theksoi se buxheti i rishikuar mundëson implementimin e programit të Qeverisë, derisa shtoi se pritjet për rritje ekonomike për vitin 2020 do të jenë minus 3 për qind.

    Bajrami: Shpenzimet buxhetore janë planifikuar të jenë në vlerë prej 2 miliardë e 620 milionë

    “Projeksionet mbi të hyrat buxhetore tregojnë se në vitin 2020 të hyrat totale do të jenë në vlerë prej 1 miliard e 788 milionë euro. Krahasuar me vitin 2019 ne presim të kemi një rënie prej 5 përqind apo rreth 100 milionë euro më pak. Ndërsa, në krahasim me buxhetin origjinal 2020 rënia është mjaft e madhe 232 milionë euro… Propozimi që keni para jush reflekton prioritet e qeverisë, gjithsejtë shpenzimet buxhetore janë planifikuar të jenë në vlerë prej 2 miliardë e 620 milionë, që paraqet një rritje prej 25 përqind më shumë se buxheti i ekzekutuar 2019 ose 520 milionë euro më shumë. Tek shpenzimet që lidhen me programin për rimëkëmbje ekonomike është aplikuar shuma prej 385 milionë për 2020”, tha Bajrami.

    Kryetari Komisionit, Hekuran Murati, përveç kritikave që pati për rregullin fiskal, theksoi se kjo qeveri është e padisiplinuar për tentativën siç tha ai të prekjes së mjeteve të Trustit.

    Murati: Qeveria është e padisiplinuar kur tenton me i prekë paratë e Trustit

    “Të njëjtën problem po e shoh edhe në këtë qeveri për sa i përket disiplinës dhe përgjegjshmërisë në raport me disiplinën fiskale. Kemi të bëjmë edhe me propozimin për mjetet e Trustit. Ligji për fondin pensional është krijuar me synimin për kursime për moshën e pleqërisë për punëtorët. Tash e kemi vet qeverinë e cila është e padisiplinuar dhe thotë se duhet me i prekë këto pare ose atë fond. Kështu që për këtë e kam një vërejtje dhe mos i shkelni parimet të cilat kanë vendos me ligj prej këtij kuvendi”, tha Murati.

    Ndërsa, shefi i GP të PDK-së, Bedri Hamza njëherësh edhe anëtar i këtij Komisioni ka thënë se është për t’u vlerësuar puna e atyre (qeverisë) për rishikim të buxhetit, por këto masa janë të vonuara dhe buxheti origjinal kur është votuar në kohën e pandemisë nuk ka adresuar këtë situatë.

    Ish-ministri i Financave theksoi se edhe ky rishikim nuk është adekuat për situatën në të cilën gjendet vendi.

    Hamza: Rishikimi i buxhetit nuk është adekuat për situatën aktuale

    “Ne të gjithë urojmë që rritja ekonomike të jetë sa më pak e ndikuar, mirëpo në aspektin profesional është mjaft vështirë të shpjegohet, nëse thuhet që rritja ekonomike do të jetë minus 3 përqind, ndërsa të hyrat të cilat janë të planifikuara me buxhet janë me minus 12, 13 dhe 14 dhe këtu e shohim një diskrepancë. Jam i bindur që edhe ky rishikim prapë nuk është adekuat për situatën”, theksoi Hamza.

    Anëtari i Komisionit Shkëlzen Hajdini nga LDK-ja ka kërkuar që procedimi i këtij buxheti të ndodhë sa më parë në Kuvend, për arsye të mungesës së mjeteve në këtë kohë pandemie.

    Hajdini: Ta procedojmë buxhetin, ka mungesës të mjeteve në këtë kohë pandemie

    “Edhe sektorin privat dhe çdo fushë e kemi në vështirësi të theksuar. Jemi të vetëdijshëm që ka për të dëshiruar edhe në projektligjin për ndryshimin e propozuar, megjithatë, ne duhet të procedojmë sa më shpejt, ngase ministria e dhe Qeveria është ka ballafaqohet me vështirësi të theksuar për arsye të mungesës së mjeteve për shpenzimet të cilat kanë derivuar nga pandemia”, tha Hajdini.

    Anëtarja e Komisionit Mimoza Kusari Lila nga VV ka kërkuar që të ketë ulje të shpenzimeve siç tha ajo për infrastrukturë ose për asfalt për t’u përballë me gjendjen e rëndë të shkaktuar nga Covid-19.

    Ndërsa, shtoi se 1.2 miliardë euro ishin paraparë nga kryeministri Hoti për rimëkëmbje dhe nuk po reflekton kjo shumë në rishikim të buxhetit dhe kjo qeveri ka ardhur në situatën mos me qenë në gjendje të paguajë 170 euro për punëtorë.

    Kusari-Lila: Nuk e ka në prioritet kjo qeveri mbështetjen e bizneseve dhe punëtorëve

    “Pagat dhe ndihmat për sektorin privat domosdoshmërisht duhet të bëhen, dhe është një krizë që me siguri ka me lënë pasoja të tjera edhe më të mëdha sesa vetëm pasojat e shëndetit publik. Por, unë nuk po e shoh që po vjen me hapa ose me prioritete të qarta”, thekson Kusari-Lila.

    Deputeti nga AAK, Gazmend Abrashi potencoi se pakoja emergjente prej 170 milionë euro që i adresohet kryesisht sektorit privat ka dilema nga sektori privat për mënyrën e nivelit të shpenzimeve.

    Ai ka kërkuar që në kuadër të rimëkëmbjes të parashihen edhe mjetet shtesë për pakon emergjente e cila ende nuk është implementuar në tërësi.

    Abrashi: Pakoja emergjente ende nuk ka mbërritur tek bizneset dhe punëtorët

    “Pakoja emergjente prej 170 milionë euro e cila është aprovuar në emër të muajt mars dhe për muaj prill që i adresohet kryesisht sektorit privat, pjesërisht është alokuar dhe ka dilema nga sektori privat se në çfarë niveli ka mbërri. Në këtë rishikim të buxhetit që po flasim përmendet 385 milionë euro, më intereson me ditë a e përfshinë kjo edhe pjesën e deficitit që e kemi për pakon emergjente e cila është aprovuar për muajin mars dhe prill?”, ka pyetur Abrashi.

    Ndryshe, për t’u futur nesër në rend dite buxheti me proceduara të përshpejtuara në seancën plenare, duhet të shmanget Rregullorja e punës së Kuvendit me 2/3 e votave të deputetëve.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Nëntor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell gjatë ditës, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar, ku pritet...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është deklaruar një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat kanë marrë...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se pas aplikimit të testeve përkatëse, gjatë këtij viti në gjithë territorin e...
    Të tjera
    Lajme04 Nëntor 2024
    Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2024 krahasuar...
    Vip04 Nëntor 2024
    Ish-burri i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 3. Ai jo vetëm që do...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Eman Rrahmati, deputet nga Nisma për Familjen tha se kundërshtimi i tij në Kuvendin e Kosovës për Kodin Civil është njëri nga...
    Vip04 Nëntor 2024
    Është prezantuar klipi me momentet romantike mes Dianës dhe Arionit. Në këtë klip u përmblodhën momentet e tyre më të afërta, e...
    Lajme04 Nëntor 2024
    Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se tash e 4 vjet ish krerët e UÇK po përballen me padrejtësi. Në Facebook, Klinaku...
    Vip04 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Burimi pas prezantimit të klipit të tij teksa bezdis vajzat, ai ka dhënë një mesazh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.