×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare kërkon themelimin e një tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Propozim-aktakuza për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa personave të tjerë ka nxitur reagime të shumta në vend.

    Krahas institucioneve, shoqërisë civile dhe personaliteteve publike reagime ka pasur edhe nga njohës të fushës të së drejtës ndërkombëtare.

    Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Besfort Rrecaj në një intervistë për KosovaPress ka akuzuar Serbinë se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim ligjor për të zbardhur krimet e luftës në Kosovë.

    Sipas tij, Serbia vetëm se ka humbur kohë dhe është munduar të përfitojë nga bashkësia ndërkomëtare duke u bërë kinse po i heton 2 mijë e 500 persona për krime lufte.

    Nga krimet serbe në Kosovë janë zbardhur nën 2 përqind e rasteve. Ndërsa për këta 2500 persona në vitin 2019 nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor. Serbia tenton të amnistojë kriminelët dhe krimet në Kosovë. Serbia ka hapur procedura kinse hetuese vetëm sa për sy e faqe. Mirëpo, këto duket se nuk po shkojnë asgjëkundi, sepse nuk kemi raste meritore ku persona konkret gjykohen për krimet e kryera si masakra e Reqakut, maskra e Izbicës dhe inskenimet si Panda të inicuara nga vet autoritetet serbe me qëllim të marrjes së fushatave kundër popullatës civile në Kosovë në vitet 98-99 në Kosovë.”, thotë ai.

    Ai kujton Tribunalin e Jugosllavisë, për të cilin thotë se ka qenë i përkushtuar në zgjidhjen e rasteve të krimeve që kanë ndodhur në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kroaci, ndërsa thotë se as Tribunali i Hagës nuk arriti të ketë prioritet krimet serbe në Kosovë. Ai apelon bashkësinë ndërkombëtare për zbardhjen e krimeve serbe në Ballkan.

    Është koha e fundit që bashkesia ndërkombëtare ta kuptojë se paqja në Ballkan arrihet pas trajtimit të krimeve të agesorit kryesor në Ballkan. Unë besoj që Bashkësia Ndërkombëtare nuk i ka adresuar mirë krimet e Serbisë në Kosovë. Unë besoj se nëse do të duhej të ndëshkoheshin krimet që janë bërë në Kosovë, atëherë pikë së pari do të duhej të fokusoheshin në krimet që janë bërë nga Serbia që ka qenë agresori, dhe të gjitha krimet tjera eventuale që kanë ndodhur në vend”, thekson ai.

    E themelimi i një tribunali të ri sipas Rrecajt do të ishte zgjidhja më e mirë për adresimin dhe ndëshkimin e krimeve serbe në Kosovë.

    Ai thotë se vetëm në këtë mënyrë do të mund të vendosej drejtësi për krimet e kryera.

    “Zgjidhja e vetme për të vënë drejtësi për krimet serbe në Kosovë është themelimi edhe njëherë i një tribunal apo adresimi i tyre në Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, shprehet ai për KosovaPress.

    Ndryshe, më 14 korrik, shoqëria civile I është drejtuar me një letër Senatit amerikan ku ka kërkuar të mos lejojnë Rusinë dhe Serbinë të njollosin luftën e UÇK-së, njëherësh edhe luftën e vet ShBA-ve.

    “Në vazhdën e këtyre operacioneve që synojnë të mbulojnë gjenocidin e bërë nga Serbia në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, me shumë mirësi kërkojmë nga komisioni juaj i nderuar që të prezantojë Rezolutën e Senatit për përkujtimin e viktimave dhe njohjen e luftëtarëve të lirisë në luftën e dhimbshme të Kosovës për të drejtat e saj universale dhe të patjetërsueshme për liri dhe demokraci. Përgjatë dy dekadave të fundit, ne nënshkruesit – shumë prej nesh dëshmitarë të krimeve të kryera nga serbët – kemi promovuar të vërtetën dhe drejtësinë si gurthemel për procesin e pajtimit që do sillte paqe të qëndrueshme dhe përmbushje shpirtërore për viktimat dhe familjet e tyre”, shkruan ndër të tjera në këtë letër të shoqërisë civile për Komisionin e Senatit të SHBA-së për Marrëdhënie të Jashtme.

    Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se më 24 prill ka bërë një propozim-aktakuzë për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Nëntor 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka komentuar deklaratën e deputetit gjerman, Josip Juratoviç ku thotë se ‘Kurti dhe Vuçiq janë partnerë idealë...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Janë bërë 27 vite nga vrasja e mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë, moment që çoi drejt shpalljes publike të UÇK-së në...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokatit Rodney Dixon, të mërkurën kundërshtoi disa nga pyetjet e trupi gjykues që po i bëheshin dëshmitarit...
    Të tjera
    Vip27 Nëntor 2024
    Rovena ka performuar për banorët brenda shtëpisë më të famshme në vend atë të BBVK3. Ajo ka kënduar këngë për Fierin, gjersa...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar edhe presidentin Bajram Begaj. Hamza ka...
    Sport27 Nëntor 2024
    Zëvendësuesi Jasir Asani shënoi me prekjen e parë, duke i siguruar fitoren me rezultat 1-0 skuadrës Gwangju ndaj Shanghai Shenhua. Asani është...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje në lidhje me vendimin e fundit të Qeverisë për hapjen e...
    Vip27 Nëntor 2024
    Rovena ka bërë një bisedë me banorët, në lidhje me ndarjen e detyrave. Ajo është shprehur se të gjithë kanë dështuar në...
    Vip27 Nëntor 2024
    Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe Gresa kanë bërë një bisedë bashkë. Driloni i ka thënë Gresës se bashkë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.