×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Pllakë përkujtimore në shtëpinë e Alush Gradicës, ishte vet UÇK-ja

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Në Vlahen të Hasit të Shqipërisë, që gjatë kohës të luftës priti me qindra pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot u zbulua një pllakë përkujtimore në shtëpinë e Alush Gradicës. Shtëpia e këtij të fundit gjatë viteve 1997-1999, shërbeu si bazë e UÇK-së gjatë luftës.

    Kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Has, Xhevdet Thaçi tha se në këtë vend është zhvilluar luftë. Sipas tij, këtu nuk ka pasur pritë por luftë dhe kontribut të burrave dhe grave.

    “Shtëpia e Alush Gradicës ka qenë një bazë e UÇK-së që e kanë themeluar celulat e para, njëri ndër ta njeriu kyç është Kadri Veseli me anëtarët tjerë që i kemi njohur më parë. UÇK nuk ka pasur bazë që të hajë e pi ujë, por shtëpia e Alush Gradicës ka qenë vet UÇK-ja. Nënë Kujtesa ka qenë vetë UÇK-ja. Nuk keni dhënë bukë e ujë, por keni qenë pjesë e luftës, pjesë e kontributit”, u shpreh ai.

    Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka theksuar se dy pllakat e vendosura në Vlahen e Nikoliç gjatë së shtunës tregojnë kontributin e këtyre vendeve gjatë luftës.

    Ai ka falënderuar këto familje për kontributin e tyre. Dëshmoret e vendit, sipas Gucatit, kanë derdhur gjak që të jenë një shtet, e jo dy shtete.

    “Hasni nuk është i ndarë por duhet të jetë bashkuar, nuk ka dy Hasa, por është një. Nuk duhet të jenë dy vende, por një. Mendoj dhe shpresoj që liderët tonë në Kosovë por edhe në Shqipëri, shumë shpejt do të heqin këtë kufi dhe duhet ta bëjmë një shtet, jo dy shtete”, ka theksuar ai.

    E kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë zbulimit të pllakës përkujtimore u shpreh se Hasi është porta e lirisë dhe se familja e Alush Gradicës ka qenë një ndër bazat e para të UÇK-së.

    “Këtu kanë kaluar shumë burra të mëdhenj. Kemi gjeneralin Ilaz Kodra, i cili po ashtu nga ky konak ka kaluar dhe ka rënë në altarin e lirisë, pastaj në trojet e Drenicës, pikërisht në përballje me armikun. Njëri nga bashkëluftëtarët është edhe Cahani. Gjithë Hasi ka qenë burra, kanë qenë të besës, kanë qenë luftëtarë. Bashkërisht e kemi arritur edhe pjesën e lirisë. Falënderojë të gjithë të cilët sado pak na kanë ndihmuar edhe na kanë ndihmuar me sakrificën”, ka thënë ai.

    Veseli tha se gjithë luftëtarët duhet të jenë krenar që ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, pavarësisht që është tepruar me numrin e veteranëve, UÇK ka qenë e gjithë Kosova.

    I biri i Alush Gradicës, Mirjani ka falënderuar të gjithë ata që kanë kujtuar ato vite, ku shtëpia e tyre shërbeu si bazë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

    Për këtë OVL-UÇK ka dekoruar këtë familje për kontributin e tyre gjatë viteve 1997-1999.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.