Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar që Konventa e Stambollit që përcakton barazinë gjinore të bëhet pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Përkrahja ndaj këtij amendamenti, kryeparlamentarja Osmani tha se është ndaj vetë-vetës e jo ndaj grave dhe vajzave të reja.
Ajo në seancën e sotme tha se kjo konventë përcakton metoda për çrrënjosje e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në një kontest të rritjes së barazisë de jure dhe de-defekto.
“Konventa e Stambollit e cila është pjesë e këtij amendamenti përcakton metoda për çrrënjosje e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në një kontest të rritjes së barazisë de jure dhe de defekto. Preambula e kësaj konvente e njeh natyrën strukturore të një dhune të tillë e cila është shkak dhe pasojë e marrëdhënieve të pabarabarta mes grave dhe burrave dhe kufizon përparimin e grave në cilëndo shoqëri. Për të kapërcyer pabarazinë konventa kërkon nga shtetet të zbatojnë politika të barazisë gjinore por edhe të fuqizojnë gratë”, tha ajo.

Të tjera
-
22:37 | 08 Shkurt 2023
-
22:29 | 08 Shkurt 2023
-
22:20 | 08 Shkurt 2023
-
22:16 | 08 Shkurt 2023
-
22:06 | 08 Shkurt 2023
-
22:04 | 08 Shkurt 2023
-
21:51 | 08 Shkurt 2023
-
21:50 | 08 Shkurt 2023
-
21:45 | 08 Shkurt 2023
-
21:42 | 08 Shkurt 2023
-
21:34 | 08 Shkurt 2023
-
21:24 | 08 Shkurt 2023