Në një postim në Twitter, diplomati italian tha se ata diskutuan nismat praktike për fuqizimin e mëtejmë në fushën e arsimit dhe shkëmbimin mes studentëve, mësimdhënësve, studiuesve dhe universiteteve tona.
“Sot pata një takim të frytshëm me ministrin Ramë Likaj. Diskutuam nismat praktike për fuqizimin e mëtejmë në fushën e arsimit dhe shkëmbimin mes studentëve, mësimdhënësve, studiuesve dhe universiteteve tona”, ka shkruar Orlando.