×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​OKB: Pandemitë janë rezultat i shkatërrimit të natyrës nga njeriu

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Pandemitë si ajo e coronavirusit janë rezultat i shkatërrimit të natyrës nga njeriu, thonë liderët në Kombet e Bashkuara, OBSH dhe WWF International, dhe bota, ka injoruar këtë realitet të zymtë prej dekadash.

    Tregtia e paligjshme e jetës së egër si edhe shkatërrimi i pyjeve dhe vendeve të tjera me natyrë të egër, janë faktorët kryesorë që qëndrojnë pas rritjes së numrit të sëmundjeve që kalojnë nga kafshët e egra te njerëzit.

    Ndërkohë, organizatat, bëjnë apel për një ringritje të gjelbër dhe të shëndetshme nga pandemia e Covid 19, në mënyrë të veçantë duke reformuar mënyrën se si menaxhohen fermat e të mbjellat dhe dietat e papërshtatshme.

    Në një raport të WWF, të publikuar të mërkurën, paralajmërohet se rreziku i një sëmundjeje të re që kalon nga kafshët e egra tek njeriu, në të ardhmen, është më i lartë se kurrë, me potencialin për të shkaktuar kaos në shëndetin, ekonomitë dhe sigurinë globale.

    Të gjithë qeverive të botës i kërkohet ndërkohë hartimi dhe zbatimi i ligjeve për të eliminuar shkatërrimin e natyrës dhe publikut i kërkohet po ashtu të ndjekin dieta më organike.

    Sipas raportit, 60-70 për qind e sëmundjeve të reja që janë shfaqur te njerëzit që nga 1990, vijnë nga bota e egër.

    Në të njëjtën periudhë, 178 milionë hektarë pyje janë prerë, hapësirë kjo shtatë herë më e madhe se Britania.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Një tërmet me magnitudë 5.2 ka ndodhur në Turqi. Raportohet se tërmeti ndodhi në detin Egje, 6 kilometra larg brigjeve të rrethit...
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Përmes një...
    Bota/Rajoni21 Janar 2025
    Popullsia e Kinës ishte 1,408 miliardë në fund të vitit 2024, duke shënuar një rënie prej 1,39 milionë nga viti i mëparshëm....
    Të tjera
    Vip21 Janar 2025
    Driloni është shprehur se është në siklet me ardhjen e Bay T në shtëpi. Ai u shpreh se është situatë e pakëndshme...
    Lajme21 Janar 2025
    Tre inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës nga rajoni i Gjakovës u arrestuan ditën e djeshme nën dyshimin për marrje të ryshfetit....
    Lajme21 Janar 2025
    Gazetari Baton Haxhiu, deklaroi në Pressing në T7 se bashkëshortja e ish-presidentit Rugova dha mesazhin se figura e Ibrahim Rugovës është e...
    Zgjedhjet 202521 Janar 2025
    Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga “mijëra rugovistë e...
    Zgjedhjet 202521 Janar 2025
    Kandidati për deputet, nga PDK Ferat Shala, ka shkruar pas takimit me qytetarët e Krajkovës dhe Damanekut. ''Me PDK-në, Kosova ka një...
    Zgjedhjet 202521 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet, Ramë Vataj, ka shkruar duke thënë se qytetarët e Komunës së Therandës dhanë mbështetje të fuqishme për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.