×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​OAK ripërsërit kërkesën: Të hiqen kufizimet dhe ora policore

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), rikërkon nga Qeveria e Kosovës largimin e kufizimeve të orarit të punës dhe orës policore për qytetarët, duke pasur parasysh se të njëjtat kufizime nuk janë duke u respektuar nga vetë ata të cilët i formuluan.

    OAK në vazhdimësi ka kundërshtuar këto kufizime, duke theksuar që është me rëndësi që masat të zbatohen në përpikëmëri, gjatë gjithë kohës, e jo me orare të caktuara.

    “Shqetësimi ynë bëhet edhe më i thellë kur dihet se sipas vendimit të fundit të miratuar nga Qeveria lidhur me kufizimin e masave për mbrojtje nga pandemia, ndalohet grumbullimi i më tepër se 4 personave. Ky kufizim duhet të largohet meqë nuk po përfillet nga vetë ana e institucioneve të vendit dhe partive politike, duke mos respektuar këto rregulla dhe duke organizuar dhe marrë pjesë në tubime të ndryshme, ku ka grumbullime masive, të cilat shihen nëpërmjet fotove të publikuara dhe raportimeve nga mediat”, thuhet në komunikatën e OAK lëshuar për media.

    Tutje në komunikatë thuhet se “Poashtu kërkojmë që të lejohet puna e sektorit të Gastronomisë, për shkak të pamundësisë së shtetit për t’i përkrahur sektorët e mbyllur, ku në çdo vend tjetër, çdo vendim për mbyllje apo ndalim të veprimtarisë shoqërohet me përkrahje financiare, gjë e cila tek ne është shumë e mangët. Gjendja e rëndë si rezultat i pandemisë dhe mospërkrahjes së mjaftueshme të bizneseve dhe të punësuarve të sektorit privat, është arsyeja që kërkohet nga Qeveria që të hiqen këto kufizime të orarit dhe të lejohet puna e sektorit të gastronomisë”.

    Madje OAK kërkon që të hiqen të gjitha gjobat e vendosura kjo shkak i situatës së vështirë të krijuar.

    “Gjatë kësaj periudhe, për shkak të këtyre masave janë shqiptuar edhe gjoba ndaj bizneseve, andaj kërkojmë që të gjitha gjobat e vendosura deri më tani të largohen, për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhemi. OAK rikërkon, heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK po ka në vazhdimësi me bizneset dhe ankesat e pranuara nga ato”, thuhet tutje.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresa iu ka drejtuar publikut me një urim. “Urime për finalistin e...
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha e ka akuzuar Sarën, se nuk ka reaguar pas ofendimit që Driloni ia bëri Xhenetës. “Ta bojke ty (Xhenetë) Driloni ‘ti...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën...
    Vip11 Janar 2025
    Një ish-aktor fëmijë është në mesin e viktimave që kanë vdekur në zjarret shkatërruese të Los Anxhelosit. Rory Callum Sykes, 32-vjeç, i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur nga Parisi për në Prishtinë, pas një takimi që kanë...
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka ofenduar rëndë Sarën. Gjatë ditës, ajo e quajti të papastër Sarën, e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.