×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mot jo stabil me reshje shiu dhe rrezik për breshër

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Vendi ynë gjatë dy ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të paqëndrueshme ajrore, duke krijuar kushte për mot jostabil të shoqëruara me erëra, reshje shiu dhe rrezik për breshër.

    Ky sistem frontal me erëra dhe shkarkime rrufesh, parashihet të godas pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ndryshueshëm, por që stuhitë parashihen në zona më të kufizuara, kryesisht në verilindje të vendit, të cilat mund të thithin sasi të konsiderueshme të reshjeve, gjë që këto zona rrezikohen nga vërshimet e shpejta.

    Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike parashihet sonte dhe nesër (të mërkurën), ndërsa nga dita e enjte parashihet përmirësim i kushteve atmosferike.

    Sa i përket temperaturave në të dy vlerat ekstreme, nuk parashihet të ketë ulje të ndjeshme, minimalet nga 15-17, ndërsa temperaturat maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

    Do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, por më i theksuar do të jetë drejtimi i veriperëndimit, shpejtësia e së cilës herë-herë mundë të arrijë mbi 17m/s.

    Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, për shkak të luhatjeve, amplitudave në fushat barike dhe indeksit UV i cili në orët me diell do të jetë i lartë. Këshillat e IKSHP si gjithmonë janë në favorin e popullatës, sidomos të një shtrese me sëmundje kronike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës i ka rrëzuar shumicën e argumenteve të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme14 Korrik 2025
    Për shkak të mungesës së të akuzuarit Burim Mazreku, ka dështuar të mbahet seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Në muajin maj të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 mijë e 169, ose 16,7 për qind më shumë...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Pas një periudhe të gjatë me inflacion të lartë dhe rënie të fuqisë blerëse, punonjësit në Zvicër pritet të përjetojnë një rritje...
    Lajme14 Korrik 2025
    Besim Kelmend, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po vazhdon vizitë se saj në SHBA në mesin e kësaj jave do të kthehet...
    Lajme14 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologun e saj Emmanuel Macron, me rastin e 14 korrikut – Ditës Kombëtare të...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka publikuar fotografi të vizitës së zyrtarit të DASH’it Brendan Hanrahan në Kosovë. Në njoftim thuhet se...
    Lajme14 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu tha se është në “kontakt të vazhdueshëm” me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe me “miq të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.