Ministria armene e Mbrojtjes njoftoi se aeroplani luftarak turk F-16 rrëzoi aeroplanin luftarak armen SU-25.
Aeroplani, sipas mediave ruse, u rrëzua në hapësirën ajrore armene.
Konfliktet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit po vazhdojnë prej ditësh. Rusia, e udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin, mbështet Armeninë dhe Turqia, e udhëhequr nga Recep Tayyip Erdogan, mbështet Azerbajxhanin.
Nëse informacioni në lidhje me rrëzimin e aeroplanit armen F-16 është i vërtetë, kjo do të thotë që Turqia është e përfshirë haptazi në konfliktin ushtarak.