×
  • Lajme
  • Lajme

    ​MBP-ja riaktivizon Qendra Operative për menaxhimin e pandemisë

    FrontOnline
    03 Gusht 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator i grupit ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve (GNMI), Agim Veliu, ka mbajtur takim me përfaqësues të këtij grupi për të diskutuar rreth situatës aktuale me pandeminë COVID-19.

    Pas takimit, ministri Veliu në një konferencë për media, ka thënë se që nga dita e nesërme do të marrin vendime si grup ndërinstitucional për menaxhimin e krizave.

    Ai po ashtu tha se janë dakorduar që ta aktivizojnë Qendrën Operative të Ministrisë së Brendshme dhe me sektorët e tjerë.

    Veliu: Jemi dakorduar ta ri-aktivizojmë Qendrën Operative të MPB-së

    “Qendra është duke punuar 24 orë në ditë, mirëpo morëm vendim që këtë Qendër ta plotësojmë edhe me përfaqësues nga institucione të tjera, ashtu sikurse kërkohet me Planin. Të gjitha Qendrat operative prej sot do t’i nënshtrohen Qendrës Operative të MPB-së për sa i takon menaxhimit të krizës”, theksoi ai.

    Ministri Veliu shtoi se pas kërkesës së kryeministrit Hoti në një prej mbledhjeve të qeverisë, për aktivizimin në tërësi të Planit të Reagimit Kombëtar dhe në bazë të këtij vendimi, sot janë takuar si grup ndërinstitucional për ta diskutuar situatën për sa i takon pandemisë dhe në lidhje me këtë, për çka ka raportuar ministri i Shëndetësisë.

    Veliu: Diskutuam për gjendje e pandemisë, ku raportoj ministri Zemaj

    “Ne e kishim një informacion nga ministri i Shëndetësisë për gjendjen aktuale për sa i takon pandemisë me Covid-19. Po ashtu një raportim të policisë së Kosovës në lidhje me zbatimin e masave të cilat janë aprovuar nga Qeveria. Po ashtu kemi diskutuar edhe për nevojën e ri-aktivizimit edhe të shtabeve në nivel komunal. Gjithashtu diskutuam edhe rolin e Grupit ndërinstitucional për menaxhimin e krizave dhe gjatë ditës së nesërme, ne do të jemi gati që të marrim vendime”, tha Valiu

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.