×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mbi 13 mijë persona kalojnë në pikën kufitare në Vërmicë

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Mëngjesi i së shtunës në pikën kufitare në Vërmicë ka qenë më i ngarkuar por që nuk ka pasur pritje të gjata. Dhjetëra vetura me qytetarë të Kosovës po prisnin në këtë pikë kufitare me Shqipërisë. Dikush po merrte këtë rrugë për të kaluar disa ditë pushimi atje, e disa të tjerë për çështje pune.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Vërmicë, në 24 orëshin e fundit, nga territori i Kosovës kanë dalë 13,275 persona, kurse kanë hyrë 7,702.

    E numri i automjeteve të regjistruara të cilat kanë dal nga Kosova ka qenë më i madh sesa i atyre që kanë hyrë në vendin tonë.

    “Të dhënat për numrin e automjeteve dhe personave që kanë hyrë dhe dal nga RKS, nëpërmes PKK Vermicë me datë 14.08.2020 janë: totali i kontrolluar i automjeteve në hyrje 3540, kurse në dalje 4231. Ndërsa, totali i kontrolluar i pasagjerëve (personave) në hyrje na qenë 7702, në dalje janë regjistruar 13275”, thuhej në shkresën e zyrës për informim të Policisë së Kosovës.

    Arbënor Pajazit, i cili së bashku me familjen e tij po shkonte për pushime në bregdetin shqiptar, tha se nuk kanë pritur gjatë rruga është e hapur.

    Ai tha për KosovaPress, se përkundër situatës pandemike po vazhdojnë me disa ditë pushimi, pasi që kanë gjetur një hapësirë të sigurt.

    “Për vikend tri-katër ditë dhe me u kthye prapa…e kemi gjetur atje një vend pak më të izoluat dhe do qëndrojmë së bashku vetëm si familje më e ngushtë… fare nuk ka pasur deri këtu shumë mirë ka qenë”, tha ai.

    Rrugën drejt shtetit shqiptar mëngjesin e së shtunës e kishte marrë edhe Bashkim Murataj. Ndonëse jo për të pushuar për çështje pune Murataj thotë se nuk ka pritje në këtë pikë kufitare.

    Ai thotë se është pajisur me masat parandaluese në luftën me COVID-19, raporton KP.

    “Nuk ka tepër, është normale për sezonin e verës 10 makina ka para, domethënë pesë minuta në doganë është normale kudo në botë….të gjitha i kam për sa kohë që jam në makinë të gjitha maskat alkoolin”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ambasadori i SHBA’së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Amerika nuk sheh prova që drejtojnë kah Beogradi sa i përket asaj...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, sot viziton Kosovën. Përveç se do të takohet me ushtarët e kontingjentit italian...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjetorin e 35-të të themelimit të kësaj partie, duke publikuar në Facebook...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Tash kemi integritet territorial, cep më cep. Këngës zgjedhore me refren sovraniteti, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shtoi edhe vargje të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një protestë të madhe kundër presidentit populist serb Aleksandar Vuçiç dhe...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se çështja e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë është një nga...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për Gjeneratën 01-2024 të Forcës së Sigurisë së...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takimeve me qytetarë në kuadër të nismës së tij “Espresso me...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Djordje Miketic, deputet opozitar në Serbi, njëherësh njëri ndër organizatorët e protestave në Beograd, ka thënë se “partneri kryesor i Vuçiqit është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.