×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mbahet samiti për antigjipsizmin, kërkohet eliminimi i këtij fenomeni në Kosovë

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Për herë të parë në vend është mbajtur “Samiti për Antigjipsizmin”, ku është potencuar se komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian vazhdon të përballet me diskriminim në shoqërinë kosovare.

    Ky samiti i parë, u tha se ka për qëllim diskutimin në lidhje me paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, duke adresuar sfida të ndryshme në lidhje me njohjen e antigjipsizmit në strategjitë qeveritare.

    Drejtori ekzekutiv i “VoRAE” Isak Skenderi, tha se antigjipsizmi ndikon shumë në të gjitha aspektet e jetës së romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, sipas tij, ai kontribuon në mohim të fushave kryesore të jetës si arsimim, punësim standard të jetesës si edhe në shëndetësi e banim.

    Ai tha se komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian historikisht janë ballafaquar me diskriminim.

    “Antigjiptizmi është një formë specifike e racizmit, një ideologji e bazuar në superioritet racor, formë e dekomunizimit dhe racizmit institucional të ushqyer nga diskriminimi historik që shprehet në mes tjerash edhe me dhunë, gjuhën e urrejtjes, stigmatizim dhe forma të diskriminimit. Antigjipsizmi ndikon shumë në të gjitha aspektet e jetës së romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, ai kontribuon në mohim të fushave kryesore të jetës si arsimim, punësim standard të jetesës si edhe në shëndetësi e banim. Duke marrë parasysh se romët, ashkalinjët dhe egjiptianët historikisht janë ballafaquar me diskriminim dhe disavantazhe në të gjitha sferat e jetës. Kjo ka kaluar në normalitet nga të gjitha palët, duke kontribuar në stigmatizim dhe përjashtim të tyre shoqëror”, tha ai.

    Skenderi tha se si komunitet vazhdojnë të përballen me diskriminim e fyerje të ndryshme.

    Ai u shpreh se si komunitet duan një Kosovë që u mundëson qasje dhe mundësi të njëjta për çdo qytetar, një Kosovë ku mund të punësohen dhe të punojnë me dinjitet për familjet e tyre.

    “Për shumë njerëz këto lloj sjellje si për shembull ‘veç fëmijët e magjupve e bëjë kështu’, ‘fli se të merr magjupi’, ‘magjupi i flliqt’, ‘mos u bo si majgup’, të gjitha këto fjalime të cilat mandej transferohen edhe në aktet dhe sjelljet ndaj këtyre njerëzve dhe manifestohen me urrejtje dhe me stigmatizim dhe me diskriminim, për shumë njerëz këto lloj sjelljesh janë bërë thjeshtë të natyrshme…Shoqëria në Kosovë duhet të kuptojë që romët, ashkalinjët dhe egjiptianët e duan një shoqëri vërtetë multietnike dhe multikulturore, ku trajtohemi si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria. Ne e duam një Kosovë që na mundëson qasje dhe mundësi të njëjta si çdo kujt tjetër ku ne fuqizohemi, ushtrojmë të drejtat dhe përgjegjësitë tona. Një Kosovë ku mund të kemi punësim të mirë edhe publikisht edhe privatisht, të punojmë me dinjitet që të fitojmë për familjet tona, ku kemi qasje në infrastrukturë publike të cilësisë së mirë, ku shërbimet janë të disponueshme, një Kosovë ku sistemi shëndetësor përmirëson jetëgjatësinë tonë”, tha ai.

    Ambasadori i Zvicres në Kosovë Thomas Kolly, tha se diversiteti social është pasuri dhe një shembull i kësaj pasurie ai tha se për Kosovën janë romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. Ata, sipas tij, e pasurojnë shoqërinë me gjuhën dhe me traditat e tyre të ndryshme.

    Ai ka përmendur se vitin e kaluar ka pasur disa incidente kundër anëtarëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian, për çka tha se institucionet kanë dështuar të ofrojnë mbrojtje për ta.

    “Vitin e kaluar ka pasur incidente të dhunshme kundër anëtarëve të romëve dhe komuniteteve të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë. Institucionet kanë dështuar të ofrojnë mbrojtje dhe kjo ishte po ashtu për shkak të faktit se ekzistojnë stereotipe të cilat vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm. Shoqëria dhe shteti kanë obligim moral dhe ligjor të respektojnë dhe të mbrojnë të drejtat e çdo qytetari, kjo bëhet edhe më e vërtetë kur janë në pyetje komunitetet pakicë. Politikat dhe mekanizmat e ndyrshëm mund ta ndihmojnë shtetin që ta përmbushë këtë obligim”, tha ai.

    Ndërsa, zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim Selim Kryeziu, tha se do të shqyrtohen mundësitë për ta parandaluar apo për ta zvogëluar diskriminimin ndaj romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve.

    “Do të bisedohet këtu për antigjiptizmin dhe do të shqyrtohen mundësitë për të parandaluar apo për të zvogëluar këtë dukuri dhe fenomen siç tha edhe ambasadori i përhapur në gjithë botën jo vetëm në Kosovë, në Ballkan, në vendet fatkeqësisht më të prapambetura edhe në aspektin ekonomik edhe atë kultural këto dukuri janë më të shprehura. Unë vëzhgova të pranishmit dhe pash se janë të gjithë me këmishën me ngjyrë të bardhë, unë e kam të zezë dhe më besoni që më duket më e bukur sesa e këtyre të tjerëve”, tha ai.

    Samiti për Antigjipsizmin është organizuar nga OJQ “VoRAE” në bashkëpunim me Terre des hommes dhe Advancing Together.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.