×
  • Vip
  • Vip

    ​“Made in America”/ Jay-Z anulon koncertin e tij të përvitshëm

    FrontOnline
    02 Korrik 2020

    “Made in America” nuk do të mbahet këtë vit, kanë bërë të ditur përfaqësues të Jay-Z.

    Festivali i përvitshëm i organizuar nga kompania e reperit të famshëm, “Live Nation”, është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, por jo vetëm.

    “Po kalojmë një moment shumë të rëndësishëm në historinë e vendit tonë. Të gjithë bashkë po luftojmë pandemi paralele, Covid-19, racizëm sistematik dhe dhunë policore. Tani është koha të mbrojmë shëndetin e artistëve tanë, fansave, partnerëve dhe komunitetit, si dhe të fokusohemi në mbështetjen tonë për organizatat dhe individët që luftojnë për drejtësinë sociale e barazinë në vend,” njoftojnë organizuesit përmes një postimi në Twitter.

    Koncerti i 50-vjeçarit pritej të mbahej më 5 dhe 6 shtator në Filadelfia, por si asnjëherë tjetër është shtyrë për vitin 2021.

    Ndërkohë që të gjithë po mundohen t’i kthehen normalitetit, Jay-Z mori këtë vendim të papritur që ka mërzitur fansat.

    “Live Nation” e fokusuar më shumë në muzikën live dhe ture, sipas Billboard, i siguron bashkëshortit të Beyonce një fitim prej 1.5 milion dollarë për shfaqje./tch

    Nga Rubrika
    Vip17 Prill 2025
    Një moment i papritur dhe deklaratë e çuditshme ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4,...
    Vip17 Prill 2025
    Kengetari Jozi Marku ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë me një video të re që është bërë virale brenda pak...
    Vip17 Prill 2025
    Në një provë mjaft të pazakontë për një natë finale, katër finalistët e Big Brother VIP Albania 4 janë vendosur sot përballë...
    Të tjera
    Vip17 Prill 2025
    Kengetari Jozi Marku ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale, këtë herë me një video të re që është bërë virale brenda pak...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë. Në njoftim thuhet se në mesin e të plagosurve...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Mbrëmjen e së enjtes, në zonën Lundër të Tiranës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas burimeve të A2, janë plagosur...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari mori urdhra...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se nëse Fatmir Limaj bashkëpunon me Albin Kurtin sigurisht që nuk...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas riemërimit të drejtorit të Doganave nga Qeveria në detyrë, duke e cilësuar këtë veprim...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.