I dënuari për krime lufte dhe i burgosuri i Hagës, Ratko Mlladiq, sipas familjes së tij, ka pasur një temperaturë të lartë për një javë dhe gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet, por pavarësisht kësaj mjekët e burgut nuk pranojnë ta testojnë për koronavirus.
Djali i kriminelit të luftës, Darko beson se Haga ‘me dashje’ nuk dëshiron ta testojë dhe se me ‘vetëdije po e lënë të vdesë’.
“Askush nuk po na thotë nëse virusi ka hyrë në burg, por ne e dimë se babai im ka pasur një temperaturë të lartë për një javë. Na është thënë që temperatura është rezultat i një lloj goditjeje nga nxehtësia. Ai është i rraskapitur dhe anemik, “tha ai për mediat serbe.
Ekipi i avokatëve, thotë ai, i dërgoi një kërkesë gjykatës për një ekzaminim të plotë, përfshirë testin për Covid-19, por “ata refuzuan ta bëjnë këtë.
“Ai pati një sulm në zemër dhe një ndërlikim pas operacionit të zorrës së trashë. Për më tepër, një seancë për ankesën e gjeneralit po mbahet të hënën. Ne jemi gjithashtu kundër kësaj, por ata nuk po heqin dorë, “tha djali i kriminelit të luftës.