×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Kosova përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian L 220/5, është publikuar vendimi për përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve të treta me të drejt eksporti për produktet ushqimore me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit Evropian.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur AVUK përmes një komunikate për media.

    Duke marrë parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2002/99/EC të 16 dhjetorit 2002 që përcakton rregullat e shëndetit të kafshëve që rregullojnë prodhimin, përpunimin, shpërndarjen dhe prezantimin e produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor për import të dërgesave në BE bazuar në Vendimin 2007/777/EC, Komisioni Evropian përcakton listën e vendeve të treta nga të cilat është e lejuar hyrja e mallrave në BE. Kosova për herë të parë fiton ketë të drejtë.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas një pune të gjatë dhe jo të lehtë për përmbushjen e kritereve të kontrollit sipas rregullave të BE-së, dhe si autoritet garantues për sigurinë e produkteve ushqimore të prodhuara në Kosovë, i’u është nënshtruar Auditimit të Komisionit nga ana e ekspertëve të dërguar nga BE, për të vlerësuar sistemet e kontrollit të agjencisë që ushtrohen mbi prodhimet e produkteve të mishit të shpendëve të destinuara për eksport në BE.

    AUV pas vlerësimit merr rezultat pozitiv që si autoritet shtetëror ka përmbushur të gjitha kushtet për të garantuar për sigurinë e produkteve që prodhohen në Kosovë, për fabrikat të cilat aplikojnë për eksport në BE.

    Ky është argumenti më i mirë për nivelet e kontrollit që ushtron Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe për standardet e avancuara infrastrukturore që kanë krijuar prodhuesit e Kosovës.

    Ky vendim është inkurajues për të gjithë prodhuesit e ushqimit që synojnë tregun e BE. Komisioni Evropian respektivisht Drejtoria për Shëndet dhe Siguri të Ushqimit DG SANTE, nga tani e tutje edhe zyrtarisht e konsideron partner kontraktual Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë se Republikës se Kosovës. /kp/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.