×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kërkohet efikasitet i sistemit gjyqësor në kohën me pandeminë COVID-19

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, UNDP në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës kanë diskutuar virtualisht për demokracinë dhe sundimin e ligjit në kohë krize.

    Cenimi i demokracisë u tha se rrezikohet atëherë kur shpërfillet vullneti i qytetarëve, ndërsa pavarësisht pandemisë u kërkua funksionalizimi i sistemit të drejtësisë me mbarëvajtjen e seancave gjyqësore.

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se devijimi i vullnetit qytetarë rrezikon demokracinë, ndërsa paraqiti shqetësimin për mos efikasitetin e seancave gjyqësore në kohën e pandemisë.

    “Një rrezik i veçantë që sot ekziston se demokracitë mund të rrezikohen nga përfaqësimi i pakicës ose shpërfillja e vullnetit të shumicës qytetarëve. Në shumë vende të botës përfaqësues politikë kanë arritur të manipulojnë demokracinë, duke devijuar vullnetin e shumicës qytetarëve. Nëse nuk mbahen gjykimet brenda një periudhe të caktuara, atëherë shumë prej këtyre proceseve gjyqësore duhet të përsëriten nga fillimi. Ky është shqetësim i veçantë sa i përket lidhshmërisë të drejtave të palëve në procedura të tilla. Si proces pastaj lidhet me sundimin e ligjit në tërësi”, tha Osmani.

    Përfaqësuesja e UNDP-së, Maria Suokko tha se sundimi i ligjit dhe demokracia duhet të zbatohen në mënyrë reciproke.

    “Demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut janë të ndërlidhura dhe të zbatueshme në mënyre reciproke. Ato janë vlera thelbësore universale, të pandashme dhe parimet e Kombeve të Bashkuara. Ne synojmë të mbështesim parimet themelore të qeverisjes demokratike, duke përfshirë transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen. Institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje për të ofruar zgjidhje digjitale për mbrojtjen sociale dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Ne kemi parë përpjekje të jashtëzakonshme nga Ministria e Arsimit për të siguruar që nxënësit të mund të vazhdojnë edukimin e tyre përmes mësimeve në internet dhe TV”, tha Suokko.

    I pranishëm në këtë diskutim ishte edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili kërkoi efikasitet të kontrollit parlamentar mbi qeverinë.

    “Cila është mundësia për të ecur përpara, cila është mundësia që Kosova të garantojë funksionimin e këtij trekëndëshin të demokracisë? Është pikërisht te Parlamenti dhe ushtrimi i kontrollit parlamentar që ka qenë mangësi”, tha Jashari.

    Ndërsa, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj tha se pandemia ka ndikuar në funksionalizimin e sistemit gjyqësor.

    “Garantimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut në këtë situatë pandemie përbëjnë një sfide për çdo vend dhe për sistemin gjyqësor, siç ka sfiduar edhe institucionet tjera në Kosovë dhe mbarë botën. Pandemia ka ndikuar në zbehjen e sistemit gjyqësor në këtë rast edhe qasjen në drejtësi”, tha ai.

    Ndryshe, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë sot gjatë tërë ditës janë mbajtur aktivitete të ndryshme sensibilizuese

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.