×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kamenicë, përkrahen personat me nevoja të veçanta

    FrontOnline
    28 Gusht 2020

    Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka pritur sot në takim udhëheqësen e organizatës joeveritare “HandiKOS”, ku edhe është nënshkruar kontrata për ndarjen e mjeteve financiare për projektin i cili parasheh përkrahjen e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta në këtë komunë.

    I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se kjo organizatë ndihmon shumë personat me aftësi të kufizuara, dhe do të ketë përkrahje brenda mundësive që i ka komuna.

    “Së bashku me zonjën Hyrmete Morina, udhëheqëse në organizatën jo-qeveritare “HandiKOS” në Kamenicë, sot nënshkruam kontratën për projektin për përkrahjen e shërbimeve për personat me nevoja të veçanta që ofrohen nga “HandiKOS” në Kamenicë. Ndonëse përkrahja për personat me nevoja të veçanta nuk është e mjaftueshme, marrë parasysh kërkesat e tyre, ne si komunë në vazhdimësi u kemi ofruar mbështetje me mundësitë të cilat i kemi. Personat me nevoja të veçanta janë pjesë e shoqërisë sonë dhe duhet të trajtohen dinjitetshëm”, ka thënë Kastrati.

    Ndërsa udhëheqësja e kësaj organizate, Hyrmete Morina, falënderoi Kastratin për ndarjen e këtyre mjeteve.

    “Iu falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme kryetar. Ne kemi nevoja të shumta në organizatën tonë. Këto mjete do të shpërndahen për aktivitete të ndryshme”, ka thënë ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Mars 2025
    Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i vërtetë pranveror me rritje të ndjeshme të temperaturave dhe rreze të shumta diellore,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Kosova do të ketë një rol edhe më të rëndësishëm në Defender Europe 2025, duke qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav,  ka ndarë mendimet e tij mbi vizitën e fundit të Përfaqësuesit të Posaçëm të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.