×
  • Lajme
  • Lajme

    ​’Hidrodrini’ nis aplikimin e reduktimeve të ujit

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka njoftuar konsumatorët se si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë stinëve Dimër-Pranverë, ka filluar aplikimin e reduktimeve të ujit me orare të caktuara, për disa zona të mbulueshmërisë.

    Sipas njoftimit të kompanisë, reduktimet vijnë, bazuar në strategjinë që askush të mos mbetet fare pa shërbimet e ujit.

    “Për ta zbatuar këtë strategji, në këtë fazë, ju njoftojmë se fshatrat e Lugut të Leshanit dhe Lugut të Baranit, i nënshtrohet reduktimeve të përditshme nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 19:00. Me aplikimin e kësaj strategjie, zonat të cilat kanë pësuar deri më tash, duke qenë pa ujë të pijshëm deri në 24 orë, siç ka ndodhur me Vitomericën dhe disa Bashkësi të mëdha në qytet (Pejë) me mungesë shtypjeje të vazhdueshme 24 orëshe, tani i rikthehen normalitet në shpenzim dhe orar të kontrolluar. Ritheksojmë se reduktimet pasojnë si rezultat i rënies së theksuar të nivelit të ujit në burime”, thuhet në njoftim.

    Oraret vlejnë deri në njoftimin e radhës, ndërkohë KRU ‘Hidrodrini’, rikujton konsumatorët se vazhdimisht, me të gjitha kapacitetet e veta, po merr masa të ashpra ndëshkuese për keqpërdoruesit e ujit.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar. Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një 33-vjeçar ka vdekur në Shqipëri. Kjo si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në aksin rrugor “Butrint-Xarrë”. Shoferi ka humbur...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu, ka realizuar sot një vizitë në komunën e Mitrovicës. Ai thotë se...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Edhe në kantonin e Bazelit, Bedri Hamza i është drejtuar përkrahësve të tij. Përmes një postimi në llogarinë e tij, Hamza ka...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.