sh-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi për shkak të angazhimit si këshilltar të jashtëm të Enis Qerkës. Ky i fundit i dyshuar për përfshirjen në kontrabandim me narkotikë.
Ani pse mëngjesin e sotëm ministri Selimi e liroi nga detyra, Haxhiu përmes në konferencën e sotme për medie tha se dëmet që po ia bënë Selimi sistemit të drejtësisë janë të mëdha.
“Për një shtet normal në këto rrethana ministri duhet të jap dorëheqje. Pra përveç të lironte këshilltarin, i cili është zënë. Merreni me mend çfarë situate, ministri i Drejtësisë këshillohet nga dikush që është arrestuar me 113 kilogram drogë. Nuk e di çka duhet me ndodh në këtë Kosovë. Dëmet që kjo qeveri po ia sjell vendit janë të mëdha. Përveç kësaj ministri i Drejtësisë ka edhe dëme të tjera, po e mbush Ministrinë e Drejtësisë me militant partiak, përveç kësaj dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës”, tha ajo.
Ndërsa, nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ky i dyshuar ka qenë edhe shofer i vëllait të presidentit Thaçi.
“Ai ka qenë shoferi i vëllait të presidentit. Këtë nuk duhet të harrojmë është një informatë më shumë e rëndësishme për të kontekstualizuar më mirë se çka po ndodh”, tha ai./E.Zeqiri
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, gjatë ditës së marte mjaftoi se ka liruar nga detyra Këshilltarin e Jashtëm në Ministri të Drejtësisë”, Enis Qerka.
“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar Selimi.
Enis Qerka është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.