Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një takim me gratë bashkëluftëtare të Zonës Operative të Dukagjinit.
Ai me këtë rast ka vlerësuar lart rolin e grave luftëtare në luftën për çlirimin e Kosovës.
“Kjo ditë ka një porosi dhe porosia është në luftën për liri, femra shqiptare, femra e Kosovës nuk ishte vëzhguese, por ishte luftëtare me popullin. Dëshmia e kësaj që them jeni ju, koleget e juaja, bashkëluftëtaret dhe dëshmoret që sot s’janë me ne. Jeni edhe ju të gjitha të gjalla si një dëshmi që femrat shqiptare, nuk ishte vëzhguese, nuk ishte ndihmëse, nuk ishte përcjellëse, por ishte pjesëmarrëse, ishte luftëtare, krijuese e lirisë”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka thënë se të gjithë duhet ta duam dhe respektojmë atdheun.
“Liria ka plot armiq, e para besoj se duhet ta ndjejmë të gjithë së bashku të dimë të respektojmë veten, kombin tonë, atdheun tonë si njerëz të tokës së vet, dhe kjo është edhe arsyeja dhe medaljen që e kam zgjedh pas 20 viteve, quhet “Me besim në zot, atdhe e shtet”, sepse shqiptarët janë besimtar të një Zoti, pastaj atdheu është toka jonë që jemi lindur, ndërsa shteti është organizimi shoqëror”, tha Haradinaj.
Ndërsa luftëtarja e Brigadës 138, Shkodrane Dardhishta nga Kumanova, e cila është dekoruar me këtë medalje nga Haradinaj, ka treguar vlerën që ka kjo mirënjohje.
“Pas luftës së Kosovës, unë iu bashkëngjita Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, bashkë me Lulen. Në Kosovë kur iu bashkëngjita, isha 16-vjeçare, ndërsa Lulja 18-vjeç, dhe me frymëzimin e emrit tuaj, të bëmave tuaja, emrin gjeneral Shkëlzenit, ne vazhduam idealin që ta transmetojmë në ushtri në Maqedoni, dhe mendoj se kemi shlyer një pjesë të vogël borxhit, të cilin ia kemi Shqipërisë etnike dhe të bashkuar, ashtu çfarë e bëjmë ne natyrale… Gjatë jetës tonë, ne u shpërblyem me shumë medalje, dhe shumë diploma, por kjo medalje që merret sot, dhe kjo diplomë qe merret sot, do të jetë krenaria jonë, do të jetë ajo që do të ia lë Jonit, Janinës dhe Vraninës, fëmijëve që i kam në shtëpi”, ka thënë Dardhishta.
Me medaljen “Me besim në zot, atdhe e shtet” janë dekoruar edhe ish-luftëtaret tjera, si Iliriana Hasaj, Hidajete Krasniqi, Valbona Tafilaj, Shqipe Nimani, Ajete Tahiraj, Hyrije Veliu, Mimoza Ferizi, Ajshe Cikaqi, Luljeta Sylejmani, Ryve Loshaj, Sadije Ademaj – Lokaj, Bukurije Rexhepaj -Dukaj, Begie Rexhbogaj – Idrizi, Arbresha Ukaj – Mehmeti, Violeta Gashi, Shkendije Hoda, Ardijane Shala, Remzije Zeqiraj, Resmije Ademaj, Mimoza Shala, Albina Malaj – Haradinaj, Fahrije Lajqi, Leonora Krasniqi, Hatixhe Krasniqi, Sadije Sejfijaj, Hyrie Berisha -Demalijaj, Sevdije Sejfijaj, Valbona (Muharrem) Morina, Blerta Sadriu, Leonora Buxhovi, Xhylnaze Syla, Shqipe Çekaj – Lutolli, Bute Alijaj, Nexhmije Berisha, Leonora Nimani, Xhylsime Rama, Arjeta Shabani, Antigona Zenelaj, Zyrafete Lajqi, Dashurije Brahushi, Xhyle Kuqi – Berisha, Luljeta Berisha, Afërdita Nimani, Vjollca Kastrati – Shala, Antoneta Prenkaj, Genita Lleshi – Kabashi, Marte Krasniqi, Arlinda Kerqeli, Alma Shkupi, Hanumshahe Muzlijaj, Lirije Lajqi, Bedrite Haziraj, Arbresha Ukaj, Teuta Morina, Teuta Nimani, Sabrije Maraj, Besa Nimani-Podrimaj, Arjeta Dreshaj-Pepaj, Fitore Sadrijaj-Rexhaj dhe Time Kadrijaj.